Një ish-i dënuar shqiptar është ndaluar nga karabinierët në Itali i armatosur si Rambo.
36 vjeçari emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, është ndaluar pasditen e së hënës nga karabinierët e Saludecios afër një supermarketi ndërsa ecte mbi një motor të vogël skuter.
Sapo është ndaluar ka shfaqur shenja nervozizmi çka i ka bërë karabinierët dyshues. Në trup i është gjetur një pistoletë gjysëmautomatike kalibri 6.35, me 6 fishekë dhe një thikë rreth 20 cm.
Në banesën e tij më pas është gjetur një tjetër thikë 60 cm dhe një grushtuese hekuri.
Do leri skenen e krimit ne skuter nallbani.. Do kercenoj per takse bizneset dhe I hyp skuterit.. Mjere ne me injorantet qe kemi “refugjat”..