Vjedh makinën, përplas 4 policë italianë dhe i kërcënon me jetë: Në pranga “bosi shqiptar”

11 Janar 2016, 15:03Kronika TEMA

Përplas me makinën e vjedhur katër policë italianë dhe i kërcënon se do t’i vrasë nëse e kapin, por pas ‘aventurës’ përfundoi në pranga.

Mediat italiane duke iu referuar policisë raportojnë se në pranga ka rënë 26-­vjecari shqiptar me iniciale K.S, etiketuar si “bossi shqiptar”, me një sërë precedentësh të mëparshëm penalë.

Gjithcka ka nisur pas një dyshimi të policisë jashtë një klubi nate në Ponte San Giovanni për një person me makinë të vjedhur. Por, kur shqiptari e vuri dje ndjekjen e policisë, futi marshin indietro, shtoi shpejtësinë dhe përplasi me forcë makinën e policisë, duke i lënë të plagosur policët.

Nuk u mjaftua me kaq, ai edhe i ka kundërshtuar me shkelma e grushte, në tentativë për t’u larguar. “I riu kërcënoi duke I thënë policëve se kishte pistoletë me vete dhe ishte gati t’i vriste”­ raportojnë mediat italiane. Policët e plagosur u dërguan në spital, ndërkohë që shqiptari u arrestua nga kolegët e të plagosurve, që iu vunë në ndjekje, raporton Panorama.

Shqiptari i arrestuar nuk ka qenë i panjohur për drejtësinë italiane. K.S ka qenë disa herë nën hetim, emigrant I paligjshëm në Itali, pa banesë fikse, përdorte disa emra të ndryshëm, i arrestuar për tentativë vrasjeje, kërcënime e një sërë veprash të tjera penale.

Makina, pasi u sekuestrua do t’i kthehet pronarit. Precedentët që i numëron atij policia italianë janë të shumta, të gjitha të kryera mes Peruxhas dhe Castellos.

4 komente në “Vjedh makinën, përplas 4 policë italianë dhe i kërcënon me jetë: Në pranga “bosi shqiptar””

  1. Gjirokaster says:

    Po futini nje plumb dhe shpetoni viktimen e ardheshme te tij ne shqiperi apo itali.

  2. bobi says:

    O polica, hiqeni qafe, zhdukeni dhe mos jepni as lajme.

  3. moni says:

    Tani e rregullojne italianet bosin. Kujton se eshte ne Shqiperi ku i shan policet nga motra.

  4. Leone-53 says:

    Kjo eshte “levizja e lire” e Europes “se semure”!…
    Kush “fiton” nga kjo “lloj levizje e lire”?
    Kriminelet, hajdutet, njerzit qe meren me pislleqe etj. etjere.
    Shume pak per te ndershmin ka “hapur” rruge kjo tip Europe.
    Sigurisht eshte drejt fundit te saj sepse populli eshte “lodhur” shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje