'Banda' e të miturve bën kërdinë në Vlorë: Vjedhin 7 dyqane

10 Janar 2016, 11:43Kronika TEMA

Pas denoncimeve të një­pasnjëshme në lokale, fast­-food e ambiente të tjera, poli­cia arriti të pikasë se autorë janë tre të mitur.

Më i madhi i grupit është 12 vjeç, me ini­cialet Xh.H., i dyti 11 vjeç me inicialet R.L. dhe i treti, më i vogli, është 10 vjeç, me inicialet I.T.

Policia ka bërë të mundur zbulimin dhe dokumen­timin e plotë të 7 veprave penale të vjedhjes, si dhe iden­tifikimin e tre personave të mitur, si autorë kryesorë, të cilët kanë kryer këto vepra penale në bashkëpunim me njëri­-tjetrin.

Të tre djemtë janë nga qyteti i Vlorës, shokë mes tyre. Vjedhjet mësohet se kanë ndodhur gjatë dy muajve të fundit.

Konkretisht ata kanë hyrë në ambientet të cilat i kishin pikasur më parë, duke marrë para, ushqime dhe materiale të ndryshme.

Ngjarja e parë ka ndodhur më 24 nëntor, kur në lagjen “Pavarësia” është vjedhur një fast-­food me emrin “Sky 3” në pronësi të shtetasit D.H. Aty u vodhën disa vegla pune, si dhe 20.000 lekë.

Më pas dy ngjarje të tjera u shënuan më 3 dhjetor, po në këtë lagje, ku nga piceri “Hera” u vodhën 10 mijë lekë dhe dy celularë, ndërsa në një tabakino ata kanë thyer derën, pa mundur të hyjnë brenda.

Më 24 dhjetor janë vjedhur në restorantin me emrin “Adria­tik”, në pronësi të shtetasit F.P, 60 mijë lekë. Në ditën e parë të këtij viti, në një bar në lagjen “29 Nëntori” u vodhën 7 mijë lekë dhe po në atë lagje, është hyrë në kopshtin numër 10, duke marrë disa produkte ushqimore, shkruan Panorama.

Më datë 5 janar ka qenë ngjarja e fundit, kur në lagjen “Lef Sallata” është vjedhur një punishte alumi­ni, në pronësi të shtetasit Sh.Ç, ku janë marrë (vjedhur) 1.500 lekë.

Materialet i kalu­an Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për këta të mitur. Për shkak të moshës, ata nuk mund të arrestohen, por heti­mi ka nisur për të verifikuar nëse organizohen nga perso­na të rritur.

1 komente në “‘Banda’ e të miturve bën kërdinë në Vlorë: Vjedhin 7 dyqane”

  1. tfgs1 says:

    gjaku i ri sunit,minorene hajdute pas disa vjeteve kriminele e xhihadiste…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje