39-vjeçari në Tiranë u mor peng nga kushërinjtë e tij për 150 mijë lekë të vjetra

9 Janar 2016, 17:55Kronika TEMA

Ylber Kera, 39-vjeç, u mor peng mesditën e sotme në Tiranë, në sy të djalit të tij 8-vjeçar.

Burime policore bëjnë me dije se të tre personat udhëtonin me mjetin tip Benz në momentin që futën me forcë në makinë Kerën.

Sipas deklarimeve të 8-vjeçarit, Ylber Kera ka qënë duke ecur me fëmijën e tij dhe është konfliktuar me disa persona, të cilët ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Benz”.

I ati pasi ka debatuar është marrë me dhunë në makinë nga këta shtetas dhe janë larguar.

Raportohet se dy nga pengmarrësit kanë qenë kushërinjtë e Kerës.

Dyshohet se ky i fundit iu ka një sasi parash borxh atyre.

Ylber Kera, 39 vjeç, banues në Tiranë, ka qe duke u kthyer në banesën e tij së bashku me djalin e tij 7 vjeçar dhe në këtë moment në rrugë ka  qenë kushuriri i tij shtetasi, Xhevahit Kera i cili i ka kërkuar një sasi lekësh borxh (prej 150 mijë lekë të vjetra)

Në këtë moment shtetasi Ylber Kera i ka thënë që nuk disponon lekë me vete dhe kushuriri i ka thënë të hipë në automjetin e tij tip Benz duke i kërkuar me patjetër atë sasi lekësh.

Pasi e ka mbajtur në mjet për pak kohë dhe i bind që ky shtetas nuk dispononte lekë me vete  e ke zbritur në rrugën “Siri Kodra” ku dhe u konstatua nga ana e policisë. Në momentin e konstatimit nga policia, shtetasi Ylber Kera, ishte ulu në një lokal në gjendje të dehur”, deklaron policia.

Duket se nuk është hera e parë që Ylber Kera dhunohet në këtë mënyrë nga kushëriri i tij.

Policia tha se ky është një veprim i përsëritur, pasi Xhevahit Kera kërkon shpesh lekë borxh dhe disa herë i ka marre edhe sende të tij personale, si celularin.

Por, për momentin nuk ka ende një version zyrtar për ngjarjen.

4 komente në “39-vjeçari në Tiranë u mor peng nga kushërinjtë e tij për 150 mijë lekë të vjetra”

  1. tfgs1 says:

    pune dylberesh,varu kkkkkkkkkk…………..

  2. pse mor qafir says:

    rrac ariane….

  3. Ardi says:

    Keta jane rom.

  4. Xha Sulo says:

    More cfare behet keshtu? paska dhe emer Dylber ha haaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje