Evakuohen 25 familje të rrezikuara nga përmbytjet në Tiranë, sistemohen në “Misto Mame”

7 Janar 2016, 11:44Kronika TEMA

25 familje në Tiranë të rrezikuara nga përmbytjet jane evakuuar me urdhër të prefektit Sadi Vorpsi.

Ato janë vendosur përkohësisht në ambientet e shkollës “Misto Mame”.

Në aksionin ku u angazhuan edhe forcat e policisë së Shtetit u evakuuan familje nga zona e “Babrroit”, dhe “Kafja e Rremës”.

Prefektura e Tiranës vendosi evakuuimin e detyrueshëm të banorëve për shkak të rrezikshmërisë së lartë që sillte prurja e lumit të Tiranës.

Prefektura bëri të mundur përshtatjen e palestrës së shkollës “Misto Mame” me shtretët dhe shtroje për të kaluar natën për familjet e evakuuara.

6 komente në “Evakuohen 25 familje të rrezikuara nga përmbytjet në Tiranë, sistemohen në “Misto Mame””

  1. gledi says:

    me vjen keq per situaten qe u krijua ne Tirane nga permbytjet. Eshte fenomen natyror nuk e shmangim dot por kete here personalisht jam shume e kenaqur qe bashkia ka qenen gjithe kohes ne vigjilence dhe prane zonave me te demtuara.

  2. alba says:

    besoj se ne keto momente nuk eshte shume e rendesishme te gjejme se kush e kishte fajin per gjithe keto pasoja te reshjeve. kjo duhet te jete ne nje moment te 2te. Tani duhet te mendojme per njerezit dhe me vjen vertet mire qe qofte bashkia qofte qeveria kane qene ne gatishmeri te plote keto 2 dite

  3. albert says:

    Ne tere keto vite vetem fajin te tjereve, me merite ne fakt, ua kemi vene. Pervec rolit te Bashkise dhe gjithe punonjesve te saj ka ardhur koha qe te ndergjegjesohet komuniteti dhe minimalisht te mos vazhdoje te kontribuoje ne kete “shpifsirrellek”.

  4. Eniada Lamaj says:

    Ngjarje te tilla jane natyrore dhe nuk mund ti parashikojme dot. Eshte e dhimbshme situata qe eshte krijuar nga permbytjetet, por deri diku jemi edhe ne fajtor te ndotjes se mjedisit,e si rrjedhoje jemi ne kete gjendje alarmante sot. Por faleminderit ndihmes se burimeve njerezore dhe Bashkise se Tiranes cdo gje eshte suportuar me se miri.

  5. flori says:

    nje pyetje kam une.. ku jane kta te PD se spo i shof kund te ndihmojne njerezit e prekur nga pasojat e reshjeve.. se i kishte zene meraku te shkretet.. nuk mbeti kush prej tyre pa dale ne media..apo si gjithmone vetem llafe kane dhe kush e kush tja hedhe me shume fajin qeverise se per te ndihmuar shqiptaret fundja nuk eshte se u ka rene ndonjehere ndermend.

  6. Anjeza Kalo says:

    Eshte e tmerrshme te shohesh situaten alarmante qe eshte krijuar ne te gjitha qarqet e Shqiperise, e jo vetem ne Tirane, por shyqyr me kaq, dhe bravo shtetit qe mori masa per te stabilizuar gjendjen dhe u kujdesur per qytetaret qe u bene viktima te ketyre permbytjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje