Adriatik Llalla "shkrin" njësinë antikorrupsion: Nuk kishim punë, për 3 muaj s’patëm akuza korrupsioni për zyrtarët e lartë

5 Janar 2016, 11:24Kronika TEMA

Njësia antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda do ti rikthehet strukturës së mëparshme, vetëm tre muaj pasi kryeprokurori Adriatik Llalla, shtoi stafin e prokurorëve për këtë njësi.

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka vendosur ristrukturimin e Njësisë Task-Force për Antikorrupsionin në Prokurorinë për Krime të Rënda, për shkak të përfundimit të periudhës së komandimit të katër prokurorëve të atashuar pranë saj në muajin Shtator 2015, si edhe për faktin se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori Gentian Osmani do të jetë sërish në krye të njësisë Task- Force pranë krimeve të Rënda, strukturë që e ka drejtuar deri në shtator të 2015. Ndërsa prokurorët që u komanduan pranë kësaj njësie, do të rikthehen në pozicionet e tyre të mëparshme.

Njësisë antikorrupsion do ti bashkohen edhe disa prokurorë, të cilët janë duke zhvilluar hetimet për vepra penale me qëllime terroriste. Kështu, në total kjo njësi do të bëhet nga tetë prokurorë.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka vendosur edhe lëvizjen e disa prokurorëve në rrethe.

12 komente në “Adriatik Llalla “shkrin” njësinë antikorrupsion: Nuk kishim punë, për 3 muaj s’patëm akuza korrupsioni për zyrtarët e lartë”

  1. Artemisa says:

    Kjo tregon me se miri se si “Rilindja” e SHKULI nga rrenjet korupsionin.
    Tani korrupsion ben vetem shtresa e ulet e popullit, psh. con ne dyqan dy litra qumesht dhe merr 3 fletore per femijen, con 10 veze dhe merr nje pako kafe ( se leke nuk ka gjekundi). Duke i bere keto veprime , populli ben evazion fiskal pasi keto shkembime behen pa kupon tatimor.
    Tani Llalla duhet te ngreje nje Task Force per te kapur dhe rrasur ne burg keta “Kriminele” qe po na shkaterrojne ekonomine tone.

  2. vlora.al says:

    Po s do mend po i nxore te pafajshem te gjithe o krye i korruptuar

  3. sikur te isha djale says:

    Mos e gjykoni si budalla;ashtu i ka thene Berisha.Ai eshte besnik i tij.

  4. trapi says:

    ore me gomar se ky nuk ka ..koken njesoj e ka,,perdite korrupsion dhe ky kerkonte gjej korrupsionin me spiuna,,,dhe i nxjerrin te lare pastaj
    merr berishen familjarisht ,edin e me rradhe,baza informacionit eshte deklarimi i psurive etj etj ..Ky i vuri kapak korrupsinit hahhah Se Ha Luja kete or trap..

  5. Dhalla e thartuar says:

    NGA I PRET DENONCIMET ORGANI I AKUZES-NGA MZIU APO I INKRIMINUARI!Te shkrihet prokurorija e pergjitheshme e te kerkohen ‘kaskat blu’.

  6. Sero says:

    Adriatik Llalla, mjaft ke pire dhalle ore bq i Sali Bishes, mbrojtes i krimit te organizuar.

  7. kuli says:

    kur do iki ky mor jau se na vjen per te vjelle kur e shofim, tamom si nishanin e partise.

  8. Transporter says:

    LLALLA NJE KOKERR IDIOTI
    ESHTE KY LLALLA QE PARA 2 VITESH DEKLAROI NE MEDIA SE NE SHQIPERI SKA KRIM TE ORGANIZUAR.

    A MUND TA IMAGJINONI KAPACITETIN E TIJ.

  9. Mortja pse ste fshiu says:

    Ben cfare i thot shkezeni i berishes, ska faj i shkreti. Ka filluar te pastroje emra.

  10. XIO says:

    KY KA NJE MAL ME DENONCIME TE PA SHQYRTUARA ………..PSE????????????????????????

  11. Artemisa says:

    Dje kur ishte PD ne pushtet thoshit se fajin per Drejtesine e kishte Berisha.
    Sot thoni se jane “ata te Berishes”.
    Ky RAMA I JUAJ kur pritet qe t’i caktohet FAJI ?
    Apo ky Rilindas NUK KA kurre faj ?
    Sa te mjere qe jeni. Nuk meritoni as keqardhjen.

  12. Uji says:

    Llalla ju duket idiot,Jo me kete levizje tregoi se nuk eshte aq idiot.Te flasi Manjan qelbesira Pse u be kjo the?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje