Nishani mban "peng" 720 të burgosur

4 Janar 2016, 17:34Kronika TEMA

Mazhoranca dhe opozita do të miratonin me konsensus amnistinë për të burgosurit. Edhe pse të dënuarit nuk arritën që të përfitojnë lirinë para festive të fundvitit, duket se për të dalë nga qelitë do të duhet të presin edhe disa ditë.

Dita mëson se kreu i shtetit ende edhe sot nuk e ka dekretuar ligjin për amnistinë.

Në rastin më të mirë kjo do të lidhej me pushimet dimërore të kreut të shtetit ose në të kundërt, me mendimin e ndryshëm të kreut të shtetit nga vullneti i shprehur i ligjvënësve për lirimin e të dënuarve. Nëse Presidenti do të vendosë ta dekretojë të martën ligjin për faljen, atëherë të dënuarit do të kenë mundësi që të dalin jo më parë se data 20 janar. Llogaritet që përfitues të jenë rreth 720 persona.

Në nismën e qeverisë parashikohet që amnistia të jetë për dënimet e formës së prerë të dhëna deri në 30 nëntor të vitit 2015. “Sipas projektligjit përfitojnë amnisti: a) personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2015, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5 të këtij ligji”, thuhet në ligj.

Amnistia do të aplikohet dhe për shtetasit e dënuar me gjobë, të dënuarat femra, që deri në moshën e hyrjes në fuqi të ligjit janë mbi 50 vjeç. “Personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për disa vepra penale të rënda”, thuhet në projektligj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje