Vritet 31-vjeçari në Kavajë, policia arreston autorin

4 Janar 2016, 11:39Kronika TEMA

Paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në fshatin Luz i Madh të Kavajës është vrarë me pushkë një 31-vjeçar me iniciale I.Z.

Menjëherë, forcat e Policisë së Komisariatit Kavajë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, i cili po tentonte të largohej nga vendi i ngjarjes.

I arrestuar në flagrancë është shtetasi Xhevdet Saraçi, 56 vjeç, banues në Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pushkë 10-she. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe shkaqet e konfliktit që çuan në këtë ngjarje.

1 komente në “Vritet 31-vjeçari në Kavajë, policia arreston autorin”

  1. Q.S says:

    Besoj qe do ishte me vend te konsiderohej venia e denimit me vdekje per ata qe vrasin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje