2016-a ka nisur me reshje shiu e bore teksa gjithë vendi është prekur nga temperatura të ulëta që shkojnë nën zero gradë.
Tirana është përfshirë që mbrëmjen e djeshme nga temperatura të ulëta dhe reshje shiu ndërsa në zonat malore të vendit kanë nisur reshjet e borës.
Sipas informacioneve të shërbimit meteorologjik, gjatë gjithë javës vendi ynë do të shoqërohet nga shi dhe temperatura të ulëta, ndërkohë që në zonat veriore e veri-lindore temperaturat janë ulur akoma më shumë duke i lënë vendin kështu dëborës dhe acarit, kushte karakteristike të stinës së dimrit.
Dëbora ka zbardhur disa zona të thella në Tropojë dhe malet e Gjallicës, Koretnikut, Kallabakut etj.Shërbimi meteorologjik bën të ditur se temperaturat gjatë ditëve në vijim do të jenë të ulëta dhe sasia e reshjeve të shiut e dëborës që do bien do të jenë të konsiderueshme.