Arrestohet me armë drejtori i qendrës shëndetësore në Mirditë

30 Dhjetor 2015, 15:01Kronika TEMA

Drejtori i Qendrës Shëndetësore në Mirditë do ta kalojë natën e ndërrimit të viteve në komisariat.

Ai u arrestua sot pasi ju kap një armë pa leje. Shtetasi Gjon Lleshi, 45-vjeç, me detyrë Drejtor i Qendrës Shëndetësore Klos Mirditë.

Sipas Policisë së Shtetit, pas kontrollit të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Ecol Special 99 dhe 4 fishekë të kalibrit 9mm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje