Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dje në mbrëmje arrestuan në flagrancë Xhemal Ukën.
20-vjeçari,nga Durrësi dje rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në barkë, S.Gj. 56 vjeç, banues në Durrës, më detyrë oficer policie në Drejtorinë Vendore Durrës.
Për pasojë, oficeri ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje serioze për jetën.
Autorit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një motorçikletë tip “YAMAHA”, pa targa dhe e drejtonte pa leje drejtimi;
•një thikë me hapje
•një shkop metalik me hapje.
Xhemal Uka është person me precedent kriminal.