Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shpjeguar para gazetarëve në një konferencë për shtyp se si do të funksionojë “Policia e Këshillimit” dhe “Gjobat progresive”.
Tahiri tha se nuk mund të dënohet njësoj një drejtues mjeti me dhjetë vjet eksperiencë, edhe një drejtues i ri.
Sipas Tahirit qëllimi i këtyre masave është përmirësimi i sjelljes në rrugë.
Partia Demokratike doli dje në një konferencë për aksidentet rrugore ku tha se për vitin 2014 ka më pak siguri rrugore se një vit më parë, pra 2013. Keni një koment?
Nuk kam asnjë koment. I uroj dhe Partisë Demokratike gëzuar festat. Shpresoj që viti tjetër t’i gjejë më të kthjellët, që të shohin të vërtetat në sy dhe të mbështesin Policinë e Shtetit.
Po për “Policine e Këshillimit” dhe “gjobat progresive” për automjetet, mund të na sqaroni çfarë nëkuptojnë ato?
Ne po reformojmë sistemin e sjelljes së punonjësve të Policisë me qytetarin, sepse ne besojmë se punonjësi i Policisë duhet të jetë më së pari edukativ e më pas represiv ndaj tij.
Kjo do të thotë që, në radhë të parë punonjësi i policisë duhet të këshillojë me detyrim qytetarin (pra jo direkt te gjoba por e këshillon, duke e ndihmuar të kuptojë si mund të përmirësojë sjelljen e tij në rrugë.
E nga ana tjetër ne besojmë se nuk mund të ketë të njëjtën gjobë një drejtues i ri mjeti që sapo ka marrë patentën me një tjetër që e ka prej më se 10 vitesh: të parit mund t’i falet gabimi dhe të këshillohet duke marrë një gjobë më të vogël, ndërsa të dytit jo sepse supozohet ta ketë aq eksperiencë sa të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor.
Nuk mund të ketë të njëjtën gjobë një makinë modeste me një makinë superluksoze me cilindratë të lartë, për sa kohë që në rast shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor dëmin e bëjnë ndryshe (makina me cilindratë të madhe bën një dëm shumë më të madh).
Nuk mund të ketë të njëjtin nivel gjobe një drejtues që nuk ka marrë asnjë gjobë gjatë vitit me një që ka marrë shumë: sepse i pari tregon që është aktiv në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, i dyti tregon që është përsëritës në shkeljen e tyre kështu që ndaj të dytit duhet të jetë shumë më e lartë masa e gjobës.
E gjitha kjo, pra qoftë gjobat këshilluese (që kanë vlerë 0 sepse kanë dimension edukativ dhe këshillues ndaj drejtuesit të mjetit) qoftë edhe gjoba progresive, synon nga një anë të vendosë një raport më të drejtë ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Shtetit, por mbi të gjitha të forcojë rolin edukues të Policisë, që nuk mund të arrihet vetëm nëpërmjet masave represive dhe gjobave por nëpërmjet këshillimit dhe gjobave.
A mund të kemi një shkelje të parimit kushtetues që të gjithë të barabartë përpara ligjit me këto masa për makina me cilindratë të lartë?
Jo, përkundrazi. Sepse ka gjoba në të gjitha rastet, por niveli i gjobës brenda limiteve të përcaktuara nga ligji diktohet nga kjo formulë e cila promovon dhe mbështet ata që ligjin e respektojnë dhe penalizon më shumë ata që ligjin e shkelin në mënyrë të përsëritur.
A do të ketë ndryshime ligjore për këto nisma?
Jo, bëhen me akte të ministrit.
Zoti Tahiri, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka shpërndarë një shpërblim për punonjësit e policisë në masën e 60 mijë lekëve të vjetra, ndërkohë institucionet e tjera kanë marrë shpërblime më të mëdha. Si e shpjegoni këtë?
Nuk besoj se kjo duhet shpjeguar nga unë. Është një mënyrë e qeverisë për të respektuar sakrificën e punonjësve të Policisë gjatë gjithë vitit.
Kanë përballuar sfida të panumërta, që nga sfidat e mëdha (si lufta kundër lëndëve narkotike) deri te takimi me komunitetin dhe mbështetja për institucionet e tjera (veçanërisht në luftën kundër informalitetit). Pra në këtë rast mënyra më e mirë e qeverisë për të mirënjohur sakrificat e punonjësve të policisë është edhe e tillë.
Policia rrugore ne Shqiperi eshte policia me injorante dhe e paafte qe ia prish gjithe imazhin e mire Policise se Rendit, Shqiponjave e Policise ne teresi.
Nje tufe injorantesh qe vetem oficera dhe drejtues nuk mund ti quash. Po si more komandant, polici i thjeshte duhet te dubloje semaforin apo te ndeshkoje ata qe shkelin rregullat. Ku jane makinat civile te policise rrugore qe ndeshkojne kundravajtjet kur plehrat mendojne se nuk ka polic rreth e rrotull?! Ku eshte policia Europiane qe kemi dy vjet qe e presim?!
Lerini denglat dhe shfaqjet mediatike por pervishiuni punes e thjesht kopjoni Europen se eshte shume kollaj.
P.s. Disa mund te thone po makinat civile ku ti gjeje policia s’ka leke. Keni plot nga ato qe i konfiskoni trafikanteve por mendoni ti perdorni per shtetin jo ti blini per vete.