Tahiri dhe Çako me fëmijët e policëve të rënë: Jemi në krahun tuaj

28 Dhjetor 2015, 12:25Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë Haki Çako dhe pjesëtarë të stafit të ministrisë kujtuan me respekt dhe mirënjohje, policët e rënë në krye të detyrës, teksa zhvilluan një aktivitet me fëmijët e tyre, në një prej resorteve të kryeqytetit.

Ministri premtoi se qeveria do të jetë gjithmonë pranë familjeve, që kanë humbur policin e rënë në krye të detyrës.

Për ju fëmijët (që jeni pak më të vegjël), dijeni që nëna juaj e të afërmit sakrifikojnë përditë, për t’jua bërë jetën më të paqtë e më të mirë, duke patur, veç vështirësive të ditës, edhe vështirësinë e përjetshme e të mospaturit bashkëshortin e babain tuaj. Për ju, fëmijët e vegjël, Policia e Shtetit, çdo punonjës i saj  e ne të gjithë jemi shumë krenarë për atë që kanë bërë prindërit tuaj duke dhënë jetën në krye të detyrës. E ashtu do jeni dhe ju kur të rriteni”, pohoi Tahiri.

Ai tha se askujt nuk do t’i mungojë mirënjohja dhe nderimi i thellë i Policisë së Shtetit dhe i shoqërisë në tërësi.

Personalisht përulem me shumë mirënjohje dhe respekt para secilit prej jush. E po ashtu të gjithë bashkë, e shoqëria në tërësi, duke nderuar babain apo vëllanë që ju mungon në shtëpi. Kjo ditë është si çdo ditë, e unë shpresoj shumë që viti që vjen të jetë një mundësi më e mirë në shtëpitë tuaja, për më shumë shëndet, dashuri e mirëqenie, për të përballuar çdo problem që, ndoshta është i vështirë për secilin prej jush veçmas, por për të cilin kjo familje e madhe e Policisë së Shtetit është në krahun tuaj”, u shpreh Ministri i Brendshëm.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje