Mbipopullimi në burgje, përveç problematikës që sjell në trajtimin e personave të izoluar, shoqërohet edhe me një kosto të konsiderueshme për shtetin. Çdo vit, qeveria shpenzon qindra miliona lekë për të mbështetur administrimin normal të sistemit penitenciar.
Një raport për mbipopullimin në burgje dhe paraburgime, i realizuar nga prezenca e OSBEsë në Shqipëri dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardh kostot reale ditore të kategorive të ndryshme të personave që u privohet liria.
Kostot
Referuar përfundimeve të këtij raporti, personat e izoluar në qelitë e burgjeve apo të paraburgimit i kushtojnë shtetit një shifër nga 369 deri në 1380 euro për person në muaj. Kështu, në shifra ditore, një i paraburgosur ka një kosto 14.63 euro. Një i dënuar me burg, që vuan dënimin në një nga IEVPtë e vendit, i kushton shtetit 12.3 euro në ditë. Koston më të lartë nga të gjitha kategoritë e të dënuarve e kanë të dënuarit e sëmurë. Sipas raportit, ata i kushtojnë shtetit 46.23 euro në ditë.
Referuar shifrave në fjalë, rritja e popullsisë në burgje përbën një barrë të rëndë për financat publike. E kjo do të thotë që një pjesë gjithnjë e më e madhe e fondeve publike do të përdoren për administrimin e burgjeve, dhe jo për financimin e projekteve që shërbejnë për plotësimin e nevojave të ndryshme të jetesës në komunitet.
“Fondet që shkojnë për plotësimin e nevojave në rritje të sistemit penitenciar, si pasojë e mbipopullimit, mund të përdoreshin për zgjerimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve humane të angazhuar në zbatimin e alternativave të dënimit me burg”, theksohej në raport.
Nga ana tjetër, mbipopullimi shkakton rrjedhimisht edhe një degradim më të shpejtë të ndërtesave, duke ulur ndjeshëm vlerën e investimeve të kryera rishtazi në përmirësimin e hapësirave të IEVPve, dhe duke sjellë nevojën për shpenzime të tjera që shtojnë kostot e mbajtjes dhe administrimit të këtyre institucioneve.
Sipas raportit, mbipopullimi në sistemin e burgjeve deri në gusht të vitit 2015 kapte shifrën prej 22 për qind mbi kapacitetin. Mbipopullimi ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit. Niveli më kritik është vënë re në gusht të vitit 2015 në institucionet e paraburgimit, ku niveli i mbipopullimit është regjistruar në 75 për qind mbi kapacitetin normal, shkruan Panorama.
Nevojat
Mbipopullimi në burgje zvogëlon mundësitë e administratës së burgut për përmbushjen e nevojave bazike jetësore të të burgosurve.
Ky fenomen sjell pasoja në drejtim të reduktimit të hapësirave fizike personale, të kohës së ajrimit, trajtimit mjekësor, plotësimit të kushteve të nevojshme higjienike etj.,duke çuar në mënyrë të pashmangshme në shkelje të rregullave dhe standardeve për trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Po sipas raportit, mbipopullimi luan një rol jo të vogël në rritjen e tensionit dhe presioneve psikologjike te të burgosurit.
I fusni ne pune dhe lerini te bejne normen. Le ta nxjerrin vete koren e bukes
Kjon çeshtje eshte fare e zgjidhur ,por do pak guxim.Pa piken e drejtjes te hapen frontet e punes te vihen te gjithe ne pune ,keshtu bejne dy te mira -edukohen pa ju folur fare dhe -prodhojne te mira materiale qe te mbajne veten dhe te tjeret.
Po te hiqet dore nga gjykimi I gabuar se ne sistemin e kaluar cdo gje ishte e keqe dhe duhet shkateruar zgjidhja gjendet menjehere.E para shteti e shoqeria me duhet te bejne pune parandaluese per te shpetuar njerzit .E dyta duhet te aplikohen forma denimi qe me te vertete luajne rol edukues dhe jo denigrim te atyre qe kane kryer nje veper penale pasi jo domisdoshmerisht qelia eshte zgjidhja ideale.Dhe e fundit zhdemtimi material me forma nga me te ndryshmet qe duhet te bejne te denuarit qofte kjo edhe me pune.Ne te kunderten sistemi I drejtesise ka per te pesuar kolaps dhe nuk do jete ne gjendje te vendose drejtesi.
Evetmja arsye qe politikanet tan nuk do ken byth te bejn diçka te mir ne kte vend esht se kta injorant nisen me teorin çfar ka ber komunizmi nuk do ta bejm ne,por nuk kuptojn nje gje se sistemi shkuar nuk e shpiku vet shtetin por e kopjoj tek te tjeret mblodhi te tera llojet e ndertimit te shtetit qe i interesonin dhe i gershetoj me menyren e vet dhe nxori nje shtet prefekt te kompletuar,sistemi i qeverisjes dhe ndertimit te shtetit ne sistemin e shkuar ne thelb ishte kopjuar nga shteti francez menyra organizimit e pagesave dhe shum gjera te tjera,psh;ne franc çdo shkall e nje apartamenti ka nje person qe e paguan policia per iformacione te ndryshme, tek ne ishin 90lekshit dhe kryetaret e shkallve,paga ne franc ishte 6 mij franga ne SHQIPRI 6 mij lek, ne vitin 1972 ne franc çdo kartier kishte nje televizor te vendosur ne nje sall ku mblidhej komuniteti ku shikonte komuniteti ne at koh, dhe ne SHQIPRI çdo qender politike apo ndermarje kishte nje televizor kush e ka jetuar at koh e di mir dhe shum e shum gjera te ngjashme gjen me njera tjetren, pra dua te them qe sistemi shkuar per te perfeksionuar shtetin e vet kopjoi dhe shtetet kapitaliste dhe ato komuniste dhe ndertoj shtetin qe desh,por te burgosurit i çonte ne kampe pune e para se justifikonin buken e tyre dhe ato sherbime qe kishin dhe e dyta te burgosurit kalonin dhe diten duke ber nje aktivitet,politikanet tan sot nuk e bejn te njejten gje se e ka ber komunizmi athere le te marin borxh dhe te mbajn te burgosurit me buk askerkush nuk ju a ka fain,derisa ploitikanet tan te hecin me teorin qe çfar ka ber komunizmi nuk do ta bejm ne keshtu do vuaj ky popull e ky vend se komunizmi nuk la gje te mir pa ber siç kishte dhe te metat e veta.
Nuk e kuptoj perse i mbajne pa pune dhe hane buken kot? Futini ne pune qe te nxjerin shpenzimet e vete.
Keto jane teorite e politikaneve te korruptuar por edhe te paafte. Gjithmone kur politkanet duan te bejne ndonje amnisti nxjerrin keto teorite e mbipopullimit dhe shpenzimit qe behet per çdo te burgosur. Keto kohet e fundit jane bere aq shume amnisti sa kjo fjale e ka humbur kuptimin e saj fillestar.
Natyrisht cdo vend do kete te denuar me burg, por problemi eshte se do denuar vetem ata qe e meritojne. Kam pershtypjen qe nje pjese jo e vogel rrine padrejtesisht ne burg ,per shkak te ligjeve, duke denuar me burg edhe ata qe mund te benin pune te detyruar, apo jane ne burg ata qe kapen me ashash, te cilet shume mire mund te mos denoheshin por te gjobiteshin ne shume relativisht te medha. Gjithshka duhet pare me syrin e biznesit. Ose nje pjese jane per faturat elektrike,per pamundesi pagese.Po kur nuk ka te paguaje cfare do paguaj?A nuk ka pergjegjesi shteti ketu? Disa marrin psh ndihme sociale por a e ka bere llogarine shteti qe kjo familje qe merr ndihme ekonomike te kete mundesi te paguaje qerane e shtepise,faturen elektrike,faturen e ujit etj. me ndihem ekonomike qe i jep? Ne te shumten e rasteve njerzite dergohen ne burg per faje te shtetit,per faj te ligjeve, e sidomos sote ku njerzit preferojne me teper te rrine ne burg sesa jashte tij.