Efektivat e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Durrës, më datë 25.12.2015, bënë të mundur ndalimin e shtetasit Alvaro Çaushaj 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi shtetasi i mësipërm, ka tentuar të korruptojë duke i ofruar 40 € Shefit të Stacionit të PKM Durrës.
Në momentin që është paraqitur në P.K.K. Durrës, për të udhëtur në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës, i është refuzuar dalja për arsye se nuk plotësonte kushtet financiare për në destinacionin e planifikuar; nuk justifikonte qëllimin dhe rrethanat e qëndrimit të planifikuar si dhe kishte ndalim hyrje në Zonën Shengen.
Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Po ky tipi vetem me 40 € mendoi se do korruptonte shefin e Policise??!! Sirianet paguajne 1500 € per koke per tu hedhur nga Turqia ne ishujt e Greqise me gomone, ky me nje “kafe” shefit do te kalonte Adriatikun me traget si mbret!!!!! C’fare eshte shefi, ndonje arixhi qe kerkon lemoshe ne rruge??!!
50 euro I do vetem polici si e ofendon shefin ashtu ai
Shteti e di mire qe policia vazhdon te marre parate, por shfrytezojne ndonje rast aty ketu vetem per publicitetin e radhes. Po pse ai djali e ka fajin per korrupsionin, apo e ka fajin sistemi zinxhir korruptiv qe arrin deri tek ministrat, kryetari i parlamentit dhe kryeministri ?
Ju lumte! Keshtu duhet bere, duhet te denohen edhe korruptuesit jo vetem te korruptuarit.
Problemi eshte se nuk jane vetem qeveritaret dhe nepunesit korrupt (te prishur), por gati i gjithe populli.
Ne te gjitha pikat e kalimit kufitar ne shqiperi ushtrohet korrupsion, kete e dine te gjithe qe nga shefi me i vogel dhe deri tek me i madhi,pasi i madhi merr pjesen e vet, kjo vertetohet se per te shkuar ne nje pozicion pune ne kufi duhet te paguash sa qimet e kokes,sepse aty ka polic qe jane me vite pa levizur kurse ne vende te tjera pune i levizin si gur shahu duke i denigruar poshte e perpjete, kjo nuk vjen se ata te kufirit jane te zot ne profesion,por jane te zot per te paguar,duken dhe rezultatet e tyre ku nuk eshte degjuar qe te kapet ndokush ne flagerance nga ata, kurse policia italiane kap me tonelata droge qe shkojne nga ana e jone,prandaj nuk ka ndryshuar gje nga rilindja por vetem se jane rritur tarifat.
kur u ktheva ne gusht ne shqiperi polici ne durres mi kerkoj vet leket me tha fut nai gje ke pashaporta ai shkedhat polic dhe nuk kishte asnje lloj arsyje te me pengonte hyrjen ne shqiperi e din te gjith qe ato kurva marrin lek