Tiranë, zjarr në parkun e Dajtit

24 Dhjetor 2015, 11:31Kronika TEMA

Një zjarr ka rënë paraditen e së enjtes brenda perimetrit të zonës së mbrojtur në parkun e malit të Dajtit.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por Ministria e Mjedisit ka deklaruar se ka marrë një sërë masash për shuarjen e flakëve.

Nga burime zyrtare mësohet se, të pranishëm në vendin e ngjarjes janë ekipe të repartit zjarrfikës, emergjencave civile dhe inspektorë e ekspertë të Ministrisë së Mjedisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje