Fullani i pafajshëm edhe në Apel

23 Dhjetor 2015, 13:46Kronika TEMA

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për pafajësi ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani, në lidhje me çështjen e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë në tetor të këtij vit.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 5 vite burgim të ish-kreut të BSH-së, por çështja në Shkallën e Parë ishte mbyllur vetëm pas 3 seancave gjyqësore, duke e lënë Fullanin me më pak se dy javë në paraburgim, pavarësisht se hetimet nga institucioni i hetimit zgjatën rreth një vit.

Në vendimin e pafajësisë, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, argumentohej se në veprimet dhe mosveprimet e Fullanit si guvernator i Bankës së Shqipërisë, që ndikuan në vjedhjen e bankës, Prokuroria nuk ka mundur të gjejë lidhjen që ish-guvernatori ka me vjedhjen dhe për pasojë ai prezumohet i pafajshëm.

Lidhur me akuzën e shpërdorimit të detyrës me dëm ekonomik për tenderin 30 milionë euro për blerjen e Hotel Dajtit, Gjykata argumentoi se Fullani nuk ka kryer vepër penale pasi hoteli, pavaresisht çmimit të transaksionit është një aset shtetëror.

9 komente në “Fullani i pafajshëm edhe në Apel”

  1. Genti35 says:

    Te lumte o Fullan, ti u bere i pasur duke qene ulur ne karige gjithe kohes, duke mos rrezikuar koken. Te lumte trapi se jeton ne Shqiperi, pa ta kishe bere kete ne vend tjeter, sot do ishe me rroba portokalli. Te lumte trapi qe dole i pafajshem me miliona leke te vjedhura, kur kemi Edi Ramen, qe vetem kakaris.
    Shyqyr o Fullani qe skishe vjedhur energjine elektrike, se do ishe kalbur ne burg.

    O njerez, nqs punoni ne vende me para, vidhini mos cani koke, grijini se ska shtet, por KUJDES! Mos vidhni energjine, mos shisni vaj dhe oriz pa kupon, se moret veten ne qafe, eshte i rrepte Edi Rama ne keto gjera, ka ligje te forta ko Shqiperi.

  2. Artan from Montreal says:

    Ore po kur doli i pafajshem Gjin Gjoni ne Apel ca prisni ju per Fullhajnin ???
    Ky eshte nje argument me shume per te kerkuar nje ndryshim total ne perberjen e gjykatave dhe te prokurorise Shqiptare.

  3. Gogo says:

    Po pse i lodhni Apelet dhe Gjykatat e Larta, mor cuna?! Fullani ka ca shenime te depozituara diku, saqe i pafajshem do mbetet tere jeten edhe sikur te hedhe ne ere, jo Gerdecin, por vete Tiranen! Po a denohet burri per shtate miliarda leke te qelbura?!

  4. 1 says:

    Hajde tani besoji fjaleve te qeverise, opozites, donald Lu etj etj se po behen perpjekje per korrupsionin..Cfare mund ti thuhet nje rasti te tille??? Na keni shkaterruar cdo shprese , cdo enderr, po rrisim nje brez njerezish mosbesues, te zhgenjyer dhe nuk kane asnje faj per kete…zgjidhja e vetme eshte te ikim nga ky vend jo se e ka fajin qeveria por se ASKUSH si me perpara si tani si me mbrapa nuk ka bere dhe nuk do beje ndonjehere perpjekje per te vene rregull e drejtesi ne ket vend. Mjafton te mbushin xhepin e tyre.

  5. rimi says:

    Hajde gjykata hajde!

  6. letra says:

    Po sipas jush hajde denojme se shume po vidhet. Problemi eshte ta gjeshe dhe jo ta supozosh hajdutin. Prandaj mbylleni vrimen(meqe ka dale libri) fort se po ju hyn ndonje mize brenda dhe ju ze ndonje semundje kot. gezuar dhe per shume vjet dhe me vrimen plot.

  7. Hammer says:

    Fullhani mbrohet nga Bilderberg dhe Rothchild-et ore gomere. Jane ata qe kane ne pronesi Banken e Shqiperise dhe jo vetem ate por gjithe sistemin financiar ne Perendim. Kush e kruan me ta shkon per lesh, duke filluar qe nga Presidenti Amerikan i pari i cili eshte nje kukull ne pushtet. Keta tanet ne Shqiperi nuk llogariten fare.

  8. perkthyesi says:

    Pasi te behet reforma ne drejtesi ( ne se do kryhet ndonjehere), gjeja e pare qe kerkohet eshte futja ne qeli e ketyre anadollakeve qe falin hajdute me cizme, si rasti i ketij mamuthi. Ndryshe, popullit i lind e drejta legjitime te marre ne dore situaten, dhe te kapi hunjte….

  9. LIGJI says:

    TE PAGUAJNE 713 ML KETA JO TI PAGUAJE POPULLI………..!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje