Qendër rajonale në Shqipëri kundër ekstremizmit të dhunshëm

22 Dhjetor 2015, 17:24Kronika TEMA

Shqipëria ngre arsenal ”kapacitetesh të buta” për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm. Flet për DW Sandër Lleshi, këshilltar për Sigurinë Kombëtare i jryeministrit të Shqipërisë.

Z. Lleshi, sapo është miratuar Strategjia Kombëtare e Shqipërisë kundër Ekstremizmit të Dhunshëm? Çfarë synon kjo strategji, si i përgjigjet dhe parandalon rreziqet e kohës që po jetojmë?

Sandër Lleshi: Sot bota duhet të luftojë jo vetëm terrorizmin, por edhe rrënjët e tij, ose, thënë ndryshe, ekstremizmin e dhunshëm. Kjo u bë e qartë në shkurt të këtij viti, në Samitin e Shtëpisë së Bardhë, organizuar nën kujdesin e Presidentit Obama. Nëse për terrorizmin janë zhvilluar kapacitete të shumanshme, të cilat janë aktive prej shumë kohësh në vatrat e nxehta të tij, parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm është ende më shumë një qëllim se sa një realitet. Nëse për terrorizmin nevojiten kapacitete “të forta” si shërbimet inteligjente, forcat e armatosura etj., përballimi i ekstremizmit të dhunshëm kërkon kapacitete të tjera, të themi “të buta” si shkolla, institucione sociale, institucione fetare, media etj. Strategjia shqiptare për përballimin e ekstremizmit të dhunshëm synon parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizimit të të rinjve, krijimin e mundësive, që personat e margjinalizuar, pa perspektivë, të mund të përfshihen në programe edukimi e punësimi për të mos rënë pre e përpjekjeve të grupeve apo rrjeteve ekstremiste. Kjo strategji synon një rol shumë më aktiv të shkollës, të institucioneve fetare, të medias dhe të institucioneve të tjera për t’u përballur me propagandën radikalizuese dhe ekstremiste, që tenton të prekë nxënësit, studentët, rininë dhe personat e margjinalizuar. Në përpjekje për të rritur shkallën e bashkëpunimit ndërinstitucional, strategjia synon të hapë rrugë të reja për një shkollë dhe një polici që është pjesë e komunitetit. Ajo synon gjithashtu të inkurajojë bashkëpunimin rajonal në fushën e përballjes me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

A ka strategji Shqipëria kundër çdo lloj ekstremizmi, jo vetëm atij të dhunshëm?

Strategjia, për të cilën po flasim, synon të krijojë mundësi dhe kapacitete të shtetit dhe shoqërisë për të parandaluar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Ajo e përkufizon radikalizmin e dhunshëm si një vendim për të anashkaluar proceset politike apo metodat jo të dhunshme të nxitjes së ndryshimit, duke favorizuar përdorimin e metodave të dhunshme për të sjellë ndryshimin. Ndërsa ekstremizmin e dhunshëm, strategjia e re e përkufizon si përdorim të dhunës për arritjen e objektivave politikë. Në këtë kuptim mund të thuhet se strategjia e re orientohet kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm për aq kohë sa përmes tyre synohet plotësimi i objektivave politike.

Z.Lleshi, si harmonizohet strategjia e sapomiratuar me strategjinë e NATOs dhe vendeve të tjera të rajonit apo Europës?

Strategjia Globale e Kombeve të Bashkuara kundër Terrorizmit ka qenë një ndër dokumentet kryesorë referues për hartimin e këtij dokumenti të ri të Shqipërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm. Nga ana tjetër, Shqipëria ka nënshkruar e ratifikuar konventat dhe protokollet e Kombeve të Bashkuara mbi terrorizmin dhe, përpos kësaj, është edhe bashkësponsorizuese e Rezolutës 2178 (2014) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si edhe e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin e Terrorizmit. Në një linjë dhe në vijim të Samitit të Shtëpisë së Bardhë kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, të zhvilluar në shkurt të këtij viti, tre muaj më pas, në maj 2015, në Shqipëri u zhvillua Samiti Rajonal Ballkanik kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, prej të cilit rezultuan konkluzione shumë të rëndësishme për një qasje rajonale ndaj fenomenit në fjalë. Në Samitin e Udhëheqësve në Nju Jork, në shtator 2015, të organizuar nën kujdesin e Presidentit Obama, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paraqiti objektivat strategjikë të Shqipërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm. I rendita këto tregues për të thënë që përpjekjet e Shqipërisë janë në harmoni të plotë me përpjekjet ndërkombëtare në këtë fushë. NATO, BE, SHBA, si dhe vendet e rajonit të Ballkanit janë partnerë kyç në realizmin e objektivave të strategjisë.

A ka filluar ndërkohë zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Shqipwrisë kundër Ekstremizmit të Dhunshëm? Cilët aktorë lokalë apo ndërkombëtare po përfshihen?

Po, po fillon. Aktorët kryesorë në realizmin e saj janë institucionet e arsimimit, institucionet e kujdesit dhe përkrahjes sociale, bashkësitë fetare, media, komuniteti i kërkimit shkencor dhe universitetet nga vendi, rajoni dhe bota. Një ndër elementët e rëndësishëm që do ta mbështesë zbatimin e strategjisë do të jetë edhe krijimi i një qendre rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm, e cila do të ketë për qëllim bashkërendimin e përpjekjeve dhe të kapaciteteve rajonalë në përballimin e ekstremizmit të dhunshëm.

A po mbështetet kjo strategji me mjete adekuate financiare?

Sigurisht, që zbatimi i strategjisë kërkon mjete financiare, të cilat do të vihen në dispozicion si nga autoritetet shtetërore ashtu dhe nga partnerët e përfshirë në këtë sipërmarrje.

A do të ketë mbështetje nga NATO apo struktura të specializuara nga BE apo SHBA për zbatimin e saj?

Mbështetja nga NATO, BE dhe SHBA është një element i natyrshëm që mbështet zbatimin e strategjisë. Gjithë procesi i hartimit të saj është zhvilluar në konsultim dhe bashkëpunim të ngushtë me aktorët e sipërpërmendur. Kështu do të jetë edhe procesi i zbatimit të saj.

12 komente në “Qendër rajonale në Shqipëri kundër ekstremizmit të dhunshëm”

  1. tfgs says:

    dhe ky extremizem ka vetem nje identitet: SUNITS and SHIITS!

  2. altin says:

    Ku diabolik dhe hajdut me cisme do bej strategji …. e ja ne prekurori dosjen e vjedhjeve ne 400 nilion per programin e kompjuterave ne akademi dhe 2 miliard per laboratoret … nje i oerkedhelur i imamit pastaj thoshte rrezik kombetar dhe i lepinte buthen rames … hu me hu i perkedhelur dhe sahanlepires

  3. patrioti says:

    shume mire beni per kete inisiative, por si gjithmone ekperimenti fillon nga ne.

    do isha shume dakort per inisiativen po te ishimi gjeografikisht ne mes belgjikes dhe vendeve te Benelux, por nderkohe qe greku e ngre radikalizmin dhe serbi e legjitimon ne BE. ne marrim masa te buta per ti zbutur shqiptaret.

    i nderuar keshilltar, qe shpresoj te mos jesh shkruajtes. ne kete moment kete keshille qe te kane dhene e ke pak gabim.

    ne duhet te jemi kunder terrorrit dhe radikalizmit kur na shkombetarizon si ai islamik, por jo kunder luftes per nje komb te bashkuar. shqiptaret jane mjaft te bute me te huajt nuk ka nevoje te shpenzoni para dhe energji ne kete drejtim. shpenzoni per ceshtjen kombetare se ajo i duhet popullit dhe vendit. dhe mos u nisni nga fondet e BE te beni ekperimente se mjaft eshte corientuar ky vend.

  4. leka says:

    Ky asht ai Llesh Aleksandrovici, qe beri ca deshi kur ish Gjeneral, hajdut i klasit shum te larte, hajduti mi i shquar i ushtris son.
    Pasi voli mir e mir Berishen
    tani po vjel si PD-ist i shquem edhe Edvin Kristaq Rama.

    Hed shtet mor shtet po ty po te vjedhin shumerend bijte e tu si Llesh pal Aleksanrovici, dhe Rama as e di fare.
    TURP per ket shtet qe mban me keshillu Llesh Aleksandrovici.
    TURP, turp dhe TURP../

  5. satan lleshi says:

    Ky eshte agjent i vatikanit, kete gjeten per keshilltar te sigurise kombetare?!

    O KM po clidhje ka ky me sigurine kombetare??????

    Apo e ka paguar te ardhmen me spiunimin e ish politikaneve. po nuk ka nevoje te riciklohen figurat e perlyera dhe sidomos ata qe beshtyne ne pjaten ku kane ngrene.

    me siguri pasardhesit tuaj do ti thote qe ti ke qene me haduti qe ka pare vetem ti jape nje post tjeter me pushtet.

    keta jane njerez per ti cuar ne shoqata, grumbullojini aty jepuni nga nje pension gjenerali se i del edhe te shrkuajne artikuj.

    Ne tre rreshta qe ka thene me shume eshte NATO dhe SHBA se sa cfare konkretisht ka prodhuar institucioni.

    Nuk shet dot ajer ky zotnia sidomos atyre qe kane punuar me te dhe e dine qe nuk vlen nje grosh.

    do i lutesha Temes, mos publikoje me pallavrat e ketyre se jane pa vlere. fakt eshte qe mbrojta e vendit sot eshte 0. nese NATO nuk eshte ky vend shkaterrohet per 24 ore nga fqinjet.

  6. pilo says:

    O Spiun muti.U cele ti? Se kur ishte gjumshi ta q… mamin ste la ta hapje gojen. Ske lene gje pa bere qe nga akademia. Ende i fut duart e pista ne ushtri duke u dhene gradat ca servileve e bythqireve. Berisha te beri gjeneral ty mut, e nashi dole i zgjuar ti. Te kujthet kur u bere Kom akademie pa kaluar asnje kualifikim e sdije ku lidhet gomari. Do besh ti strategjira me ato libra ushtaresh qe lexon.

  7. kujtesa para rilindjes dhe heshtja e lutos se krimeve says:

    ish kol, komandanti i akademise Skenderbej,qe diten e gerdecit rrintepas mediut e saliut,pa kriter konpetence, por kriter servilizmi dhe u shperblye u be gjeneral,zv.shef shtabi.
    po ketae liruan dhe e muarren rilindasit e bene keshilltar i edit, kryerilindasit,kur shume ish ushtarake jo te perkedhelur nga PD, nuk ben karriere dhe u nxoren ne rezerve.
    megjithese ca nga keta u punesuan si civile pr arsye organike, s.lleshi i hoqi nga akademite ku ata ishin tani pedagoget civile qe aftesuan me edkimin ushtarak.
    keto bema te dhunes qe ka treguar ky keshilltar, si dhe privilegjet e qeverise se PD-se
    si atashe ushtarak, nuk e justifikojne perfitimet ne tenderat qe ai ka ngrene ne kurriz te ushqimit,larjes , konpletimit te studenteve,nxjerrin dy ane
    njera dhuna e ketij njeriu
    pagezimi si keshilltar i kryeministrit te rilindjes me shkerdhatokracise

  8. pjatalarsi says:

    Permbi dy shekuj e ca mesohej ne shumecen e shkollave, se per te zhdukur nje fenomen, duheshin pare rrenjet e tij. Keshtu edhe per ekstremizmin fetar nuk ka patur dyshim ne keto dy shekuj te fundit, se analizimi dhe zberthimi i teksteve fetare do te crrenjoste kete ekstremizem. E sidomos ne shkollat e lindjes gjate periudhes “socialiste”, analiza dhe debati ndaj burimeve te fese ishte dicka e zakonshme. Mirpo gjate dy dekadave te fundit, sidomos pas ardhjes se Bushit junior ne USA, prioritet morri kundergotja e armatosur, -kuptohet per interesa ekonomike, si acarimi i zonave konfliktuale, qe sjell favore per industri te tera perendimore. Tani, po kthehen serish zoterinjte tek keto metoda “te buta”, sic i quajne (c’emertim per te qeshur qe kane gjetur!), te cilat shume e shume njerez (qe s’i pyet njeri) i rekomanduan gjate gjithe ketyre viteve; e sa e sa komentues gjithashtu neper gazeta dhe internete po ashtu kane folur per keto metoda analize dhe debati mbi fene! Mirpo duket se keto botat tona te vogla i marrin urdherat nga qendrat e medha jashte, ndaj dhe veprojne sipas urdherave.

  9. gjergj says:

    Po ky mumje injorant sikurper persekutimin e katolikeve … ky eshte nje moster e radikalizimit te perplasjes fetare … ha m.t rama bashke mr te ..

  10. luti says:

    Çmerreni me nje moster … femijen e tij hodhi ne gremine dhe saliu e mbeshteste si kok shkence nje hajdut dhe diabolik qe i pelqen vedi

  11. Jaretz says:

    Paskan dale te gjithe larot berishiste bq per te komentuar, ikni o bajga e shterngoni fort imambajalldiun tuaj se e qelbet fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje