Mark Frroku: Pasurinë e kam vënë me mund. Kam paguar 6 milion dollarë taksa

21 Dhjetor 2015, 15:17Kronika TEMA

Teksa këtë javë pritet të nisin hetimet për pasurinë, ish-deputeti Mark Frroku thotë se e ka vënë me djersë atë.

Megjithatë, ai akuzohet zyrtarisht për një vrasje në vitin 1999 në Belgjikë për shkak të shfrytëzimit të prostitucionit. Frroku u tha gazetarëve se i ka paguar 6 milionë dollarë taksa shtetit shqiptar.

“Pasurinë time e kam bërë me djersë dhe me mund. I kam paguar shtetit 6 milionë dollarë taksa”, tha shkurtimisht ai.

Ish-deputeti mori pjesë në seancën gjyqësore pranë Gjykatës së Lartë në lidhje me kallëzimin e rremë për një skenar vrasjesh nga kryetari i Kuvendit.

Frroku ndodhet në burg pasi akuzohet për vrasje, ndërsa pritet t’i nënshtrohet procesit gjyqësore nga drejtësia shqiptare.

Por, të tjera akuza janë ngritur ndaj tij, pasi organi i hetimit pretendon se janë rreth 10 milionë euro pasuri të Frrokut që nuk dihet burimi i tyre. Ato do t’i nënshtrohen ligjit “antimafia” çka mund të çojë në sekuestrimin e tyre.

Në dosjen penale, prokuroria thotë se ai ka fshehur rreth 2 milionë USD dhe 700 mijë euro, ndërkohë që në deklarimet e pasurisë, Frroku ka deklaruar një pasuri mbi 10 milionë Euro. Ai akuzohet për pastrim parash.

3 komente në “Mark Frroku: Pasurinë e kam vënë me mund. Kam paguar 6 milion dollarë taksa”

  1. Miri Skuqi says:

    Po gjykatese, kur po ja merrni ?

  2. Treviso says:

    Ne Bashimin europian ku ky zoteri ka vene pasurin taksa varjon nga 16-27%. Te kete paguar 6 milion taksa mendoni sa milion ka fituar ky moster. Per moshen qe ka me pune te ndershme nuk arrihen te paguhen 6 milion Euro taksa, asnjeri ne bote, çfardolloi pune qe te beje.

  3. Treviso says:

    Ka paguar 6 milion dollare taksa me punen qe ka bere?!
    Per moshen qe ka jo ai por asnje ne bote nuk arrine te paguaj 6 milion dollar taksa, me pune te ndershme. Taksat ne Bashkimin Europian ku ka bere parat ai, taksat varjojne nga 16- 29%. Kush e beson fitimin e tije me pune te ndershe per 4-5 vjet qe ka jetuar ne emigracion? Vetem ky paska punuar me tru per te bere ate fitim? Jam i mendimit qe ti sekuestrohen te gjitha pronat dhe jo vetem atije por te gjithe politikaneve e Gjin Gjonave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje