Prokuroria: Qëllimi i Ismailaj vjedhja e CEZ, përvetësoi 512 mln lekë

20 Dhjetor 2015, 10:52Kronika TEMA

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka ngritur dy akuza ndaj Kastriot Ismailaj, atë të “Mashtrimit” dhe :Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Sipas Prokurorisë qëllimi i Ismailaj nuk ka qenë mbledhja e parave të CEZ por vjedhja e parave të shoqërisë “CEZ Shpërndarja”.

Për realizimin e qëllimit të tij kriminal, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka pasur si bashkëpunëtor personin nën hetim  Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues  të kësaj shoqërie. I pandehuri Kastriot Ismailaj, duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumenta fiktive në bashkëpunim me shtetasin Josef Hejsek,  ka  përfituar në mënyrë të kundraligjshme shumën  512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja të rënda për shoqërinë “CEZ Shpërndarja”, si rrjedhojë edhe për shtetin shqiptar, i cili ka zotëruar 26% të  aksioneve të kësaj shoqërie. Paratë e përfituara nëpërmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka përdorur me  qëllim realizmin e  kontratës,  por i ka rinvestuar, i ka transferuar  jashtë vendit apo i ka përdorur  për qëllime personale.”

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës:

Gjatë hetimit, për të cilin gjendet nën masën e sigurisë ”arrest në burg” i pandehuri Kastriot Ismailaj, Prokuroria ka evidentuar dy episode të ndryshme, të lidhura me personin e akuzuar.

I pandehuri Kastriot Ismailaj ka krijuar kompaninë ”ADC” në vitin 2005, me objekt “Këshillimi, dhe financim për promovimin e zbulimit, zhvillimit, përpunimit  dhe prodhimin e mineraleve, si dhe infrastrukturën e projekteve energjetike”.

Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë ka rezultuar se kjo shoqëri është  fiktive  sepse nuk ka zhvilluar aktivitet  ekonomik, por në llogaritë e kësaj shoqërie janë kryer transaksione financiare që shkojnë në disa milionë euro. Vlera e transaksioneve të kryera nëpërmjet shoqërise ADC” është në hyrje në vlerën 9.8 milionë dollarë dhe 800,000 euro. Ndërsa transferat dalëse për transaksionet jashtë vendit janë në shumën dalje  4.1 milionë dollarë dhe 11 mijë euro.

Për të gjithë transaksionet hyrëse dhe dalëse nuk ka asnjë dokument justifikues. Me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur sekuestrimi i të gjitha parave të ndodhura  në llogaritë e shoqërisë “Adriatic Development Corporation Ltd”, si dhe të llogarive të shtetasit Kastriot Ismailaj. Shuma e gjetur dhe e sekuestruar në llogaritë e kësaj shoqërie në total është 4.2 milionë dollarë dhe 455.000 euro si dhe 12.5 milionë lekë, pranë dy bankave të ndryshme të nivelit të dytë në Shqipëri. Transfertat hyrëse shoqëria “Adriatic Development Corporation” shpk, i ka përfituar kryesisht nga shoqëria “Hassans Client”, me qendër në Gjibraltar, dhe një pjesë tjetër nga disa shoqëri me qendër në  Zvicër.

Më pas, paratë e përfituara, janë transferuar në shoqëri dhe individë të ndryshëm me vendodhje në Zvicër, në Francë, në Angli, në Kongo, në SHBA, si edhe në Afrikën e Jugut etj. Gjatë periudhës 2006-2015, për transfertat hyrëse dhe dalëse, përgjithësisht nuk ka dokumenta mbështetëse që të justifikojnë vlerat e arkëtuara/paguara. Ka rezultuar se shtetasi nën hetim, Kastriot Ismailaj, ka tërhequr nga llogaria e shoqërisë shumat 930.000 dollarë, 80,500 euro, si edhe ka bërë pagesa për kartën e tij të kreditit në shumat 11,725 USD dhe 15,652 euro.

Për faktet e mësipërme, Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj shtetasit Ismailaj akuzën e  “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, ndërkohë që po vijon hetimi për transaksionet, që vlerësohen dukshëm të dyshimta.

Shoqëria “DIA” është regjistruar në vitin korrik 2010 në British Virgin Island nga një shtetase shqiptare, e cila ka emëruar si përfaqësues ligjor të kësaj kompanie në Shqipëri shtetasin Kastriot Ismailaj, të emërtuar ”DIA-Dega Shqipëri”. Në regjistrin tregtar shqiptar, kjo kompani është regjistruar me aktivitet“Investime financiare, mbledhje detyrimesh, konsulta në fusha të ndryshme, në burimet natyrore, energjitike, infrastrukturën energjitike, transport ndërkombëtar në rrugë ajrore, rrugore, detare, hekurudhore, shit-blerje aksionesh, tregëtimi, import-eksport i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve”.

Me datën 01.09.2010 subjektet “Debt International Advisory” Ltd – Dega Shqipëri dhe “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A. kanë lidhur një marëveshje për shërbimin e mbledhjes së borxhit. Objekti i marëveshjes ka qënë, ndër të tjera, detyrimi i të porositurit të mbledhë prej debitorëve të porositësit, me mbështetjen dhe shpërblimin e porositësit të gjitha borxhet dhe kamatat që kanë kaluar afatin prej 90 ditësh, duke përdorur mjete juridike të përshtatshme.

Kjo marëveshje është firmosur nga i pandehuri Kastriot Ismailaj, me cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë “Debt International Advisory” Ltd – Dega Tiranë dhe shtetasi Josef Hejsek, aktualisht person në hetimin, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues të “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A.

Marëveshja e parë nuk u miratua nga bordi drejtues i shoqërisë ”CEZ Shpërndarja” dhe për këtë arsye, më datë 01.02.2011, midis këtyre palëve është nënshkruar një marëveshje e dytë me të njëjtin objekt dhe për një afat dy vjeçar. Kjo marrëveshje është zgjidhur në muajin Tetor të vitit 2011.

Nga tërërësia e të dhënave të administruara gjatë hetimit të këtij proçedimi penal arrihet në konkluzionin se qëllimi i shtetasit Kastriot Ismailaj nuk ka qënë mbledhja e borxhit të shoqërisë dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave të shoqërisë “CEZ Shpërndarja”.

Për realizimin e qëllimit të tij kriminal, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka pasur si bashkëpunëtor personin nën hetim  Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues  të kësaj shoqërie. I pandehuri Kastriot Ismailaj, duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumenta fiktive në bashkëpunim me shtetasin Josef Hejsek,  ka  përfituar në mënyrë të kundraligjshme shumën  512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja të rënda për shoqërinë “CEZ Shpërndarja”, si rrjedhojë edhe për shtetin shqiptar, i cili ka zorëruar 26% të  aksioneve të kësaj shoqërie. Paratë e përfituara nëpërmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka përdorur me  qëllim realizmin e  kontratës,  por i ka rinvestuar, i ka transferuar  jashtë vendit apo i ka përdorur  për qëllime personale.

Në këtë mënyrë  ky shtetas  ka kryer veprën penale të “ Mashtrimit me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga neni 143/2 të  Kodit Penal, si dhe veprën penale të “ pastrimit të produkteve të veprës penale”  të parashikuar nga neni 287 të Kodit penal.

8 komente në “Prokuroria: Qëllimi i Ismailaj vjedhja e CEZ, përvetësoi 512 mln lekë”

  1. tfgs1 says:

    si perhere nje dallkauk sunit grabites dhe anti shqiptar……….

  2. albi says:

    MGA I KA GJETUR 9.1 MIL DOLLAR………??! DHE KU I KA CUAR ATO 4………??!!!

  3. Miruk says:

    Kur te vjedh dhe ky koke mishi, te vrasesh veten!!! Ti sekuestrhen te gjitha , dhe ato qe m ka me djerse si demshperblim, dhe te rri ne burg gjithe jeten te punoje free deri te dale vendimi me vdekje per kedo qe perveteson pasuri te paligjshme.

  4. Miruk says:

    Kur te vjedh dhe ky koke mishi, te vrasesh veten!!! Ti sekuestrohen te gjitha , dhe ato qe ka me djerse si demshperblim, dhe te rri ne burg gjithe jeten te punoje free deri te dale vendimi me vdekje per kedo qe perveteson pasuri te paligjshme.

  5. Asim Semani says:

    Me gjithë këtë shumë të madhe që ka vjedhur, nuk mund të dënohet se parat i ka lënë nëpër kazino dhe pika bastesh dhe nuk i ka çuar në shtëpi.

  6. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Sa i ngjaka Ilir Metes.

    Pse shpesh here tenderat i fitojne keta me fytyr fshataresh , qaf trashet , militantet e partive..

  7. Nuk e dime a e dekonspiroi Like Floririn. I ka ndare me Liken diteziu. Po te tregoje me sigri qe do te kete lehtesira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje