Bashkëfshatarët e Jani Kollcakut, i njohur ndryshe si “Landi i Mirasit” kanë treguar se ai kërkohej prej kohësh nga njerëz që besohet se u kishte detyrime për shkak të drogës.
37-vjeçari u ekzekutua me një plumb në kokë dhe njihej nga efektivët e policisë si trafikant i lëndëve narkotike.
Ai u gjet mëngjesin e djeshëm buzë një kanali në aksin Korçë-Bilisht.
Sipas banorëve të fshatit Miras në rrethin e Devollit, Kollçinaku ishte person problematik dhe se fshihej prej disa kohësh.
Banorët deklaruan se disa kohë më parë në fshat, kishin ardhur disa persona me dialekt verior, të cilët kërkonin 37-vjeçarin.
“Landi merrte lëndën narkotike, por nuk paguante personat që siguronin mallin. Këtë e kishim kuptuar, pasi në banesën e tij shkonin persona të ndryshëm që e kërkonin dhe thoshin se nëse nuk i paguante do ta pësonte keq”,– thanë disa banorë të fshatit Miras.
Sipas tyre, Jani Kollçinaku jetonte i vetëm në një vilë luksoze dhe të pajisur me kamera sigurie, për të shmangur ndonjë tentativë grabitjeje, ose për t’u mbrojtur nga personat me të cilët ai ishte në konflikt për pazare droge.
Jo po,jane nga Tropoja,militante te PD!Duhet patjeter te urrejm verioret?
Do te kenaqeni nese jan nga veriu?
Ku e gjeni te drejten dhe kurajon te presupozoni?Edhe sikur te jete e vertete,nuk lejohet(ligjerisht) te flitet me terma pergjithsuese.
Nxitje urrejtjeje fetare dhe krahinore nga nje Gazete shqiptare,dhe jo nje here,por vazhdimisht,ne menyre te programuar!
Ne SHBA,Spanje,France,Angli apo gjetke,megjithese myslimanet kan bere krime
te pafalshme ne popullsine civile,nuk nxitet urrejtje,kurse “intelektualet”
shqiptare,vetem per te nxjerre kunjin me nje Berishe,nxisin urrejtje daj nje krahine të tërë!Ore,a jeni ne vete?
Sepse jane maloke si ti o zigurim
Shum e vertet, dhe keni shum te drejt Qarri! esht ber si gazetaria e Le Pen,
Edhe une jam dakort me Zigurin! Keni ckeni me s.berishen eshte tjeter pune,po seshte aspak e drejte ti pergjithesojme te gjithe verioret si te keqinj. Pershembull,ja Cecua ketu qe po shkruan keto radhe eshte nga Tepelena,po tere jeten ka patur e ka shoke nga Tropoja,Kukesi,Dibra,Korca etj,dhe me kryesorja sna ka pellcitur se cfare feje i perkisnim. Populli duhet ta kuptoje se ne radhe te pare jemi Shqiptare,dhe duam apo nuk duam ketij vendi i takojme. Lerini urrejtjet me njeri tjetrin,se jeta eshte vetem nje dhe shume e shkurter.
Bravo Ceco, fjale me vend. Po ça mund te presesh tjeter nga gazetashitesit anal-fabete shqypo..!!
Te lumte o Ceco e ke qare!
Prej kohesh e ke kthyer ne pacavure lepirese gazeten zoti Baze. Mungese e theksuar profesionalizmi dhe njeanshmeri e skajshme e neveritese.
Keto Jane opinione Te njerezve bashkfshatare Te tij.po Sikur ata Te thoshin :Kishin Dialekt elbasani,fieri ,APO berati , prape Do kishte nxitje rraciste???mos ia fusni Kot me kete llogjike,ai Dialekt fillon Pak mbas tirane dhe mbaron ne serbi