Një 17-vjeçare në qytetin e Fierit i ka dhënë fund jetës pasi prindërit i mohuan dashurinë.
17-vjeçarja C.Karallambi është vetëflijuar duke konsumuar fotoksinë pasi prindërit kundërshtuan lidhjen e saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona së të premtes në Libofshë të Fierit, ku viktima C. Karallambi është gjetur në momentet e fundit të jetës nga prindërit e saj.
Ata kanë ndier të qarat dhe rënkimet e vajzës që vinin nga dhoma e saj. Por kur kanë shkuar për të parë se çfarë po ndodhte, e kanë gjetur atë në gjendje mjaft të rëndë.
Menjëherë ata e kanë çuar vajzën në spitalin e Fierit, por me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha, adoleshentja ka ndërruar jetë rreth orës 22:00.
Sipas mjekëve, ajo kishte konsumuar sasi të madhe lënde helmuese, por edhe familjarët e saj e kanë zbuluar vonë atë çfarë kishte ndodhur, duke bërë që helmi të vepronte dhe ta bënte të paevitueshme vdekjen e saj.
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se 17-vjeçarja ishte gjimnaziste në Libofshë. Ajo prej disa kohësh u kishte kërkuar prindërve të saj të fejohej me një bashkëmoshatarin e saj. Por kjo nuk është pritur mirë prej tyre.
Ata e kanë mohuar këtë lidhje, duke i argumentuar vajzës që ishin ende të mitur dhe ishte herët që ata të vendosnin për një hap të tillë.
o Zot,cmenduri,plage sociale,femije te pa edukuar,prind te pafuqishem perpara nje situate te tille dhe mbi te gjitha divers fetar…………arsyeja e mospranimit prej prinderve.
Te qoft dheu i lehte vogelushe!
te ra djedhi ne koke qe fole kaq bukur sote,se ti vetem mallkon,apo je si djalli ti,pasi i mallkon njerezit i qan mbas vdekjes,plere,ngushellime vajzes se re.
Po “djedhi” ç’të jetë mallë?
O tyryfyl,tgfgts nr1,perse akuzon prinderit ne nje kohe vajzes i ka mare koka ere. A se shikon se ajo eshte akoma ne moshe te mitur,perse nuk i kerkoje prinderve qe mbasi te mbaronte shkollen e mesm,te kishte ambicje per ndonje shkolle te larte,po i kerkonte te fejohej qe ne ate moshe. Megjithate ngushellime familjes.
Keq. Shum e re.
Iku dhe celeste… Akoma nuk jeton me Shekspirin ky milet idjot
Prindërit nuk kane faj qe kësaj të miture i ka ikur truri, ngushëllime familjes.
Shumm gjunaa kte gje zduhet ta kish ber kurr ?