Vrau shqiptarin se do i vidhte makinën, presidenti italian i fal dënimin sipërmarrësit

18 Dhjetor 2015, 19:38Kronika TEMA

Presidenti italian i Republikës Serxhio Mattarella ka firmosur dekretin e faljes ndaj sipërmarrësit Antonio Monella i akuzuar për vrasjen me armë zjarri të shqiptarit 19 vjecar Ervis Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur më 6 shtator të vitit 2006 kur në vilën e tij në qytezën e Arzago D’Adda në provincën e Bergamos, sipërmarrësi italian qëlloi për vdekje me armë zjarri shqiptarin Ervis Hoxha i cili po tentonte t’i vidhte automjetin e tij të tipit Suv.

Dekreti i faljes i firmosur nga Presidenti i Republikës redukton në pak më shumë se dy vjet dënimin e  sipërmarrësit italian me mundësinë e shlyerjes së kohës së mbetur jashtë mureve të burgut.
Ato pak  kohë vuajtje dënimi që i ka mbetur pas faljes, sipërmarrësi italian do ta shlyejë duke punuar në shërbimet sociale që do t’i caktojë shteti.

Italiani Antonio Monella doli nga burgu këtë pasdite duke u shprehur se ndjehet i mrekulluar.

“Krishtlindja për mua ka ardhur më shpejt, tha ai. Jam i kënaqur të kthehem në shtëpi e falenderoj të gjithë ata që bashkëpunuan që kjo mrekulli të bëhej e mundur.”

Mbrojtje legjitime o vrajse e qëllimshme?

Kjo është pyetja që e shoqëroi për disa vjet procesin gjyqësor deri më vitin 2014 kur Gjykata e Kasacionit dënon Antonio Monella me 6 vjet e 2 muaj heqje lirie me akuzën e krimit të vullnetshëm, duke përjashtuar aktin e qëllimshëm.

Prej këtij vendimi deri më sot kjo ngjarje qe kthyer në një simbol të betejës politike të Lidhjes së Veriut kundër kriminalitetit të emigrantëve, duke e konsinderuar vrasjen e shqiptarit si një reagim legjitim të sipërmarrësit italian për të mbrojtur pronën e familjen e tij.

Vendimi i faljes  për italianin Antonio Monella është miratuar fillimisht nga Ministria e Drejtësisë , nga Gjykata e Mbikqyrjes dhe është firmosur sot përfundimisht nga Presidenti i Republikës Serxhio Mattarella, i cili ka vlerësuar dhe sjelljen pozitive të sipërmarrësit gjatë vuajtjes së dënimit, si dhe mundësinë e aplikimit të mundshëm të masave alternative sic është puna pranë shërbimeve sociale.

8 komente në “Vrau shqiptarin se do i vidhte makinën, presidenti italian i fal dënimin sipërmarrësit”

  1. portokalipsi says:

    mos more Italiani vrau barktharin per nje makine

  2. tfgs1 says:

    do ishte vrare ne Siri,kshq………..

    1. An.Spaho Grek I perbetuar says:

      Me gjith nonen tonde grekokare.

    2. Albatros says:

      Shqiptaret duhet te vrasin tere pronaret italiane qe nuk paguajne leket punetoreve Shqiptar

  3. doktori says:

    SHQIPTARIN E KA VRA ZOTI QE NE BARK TE NENES .

  4. Shkodran I Vjetër says:

    Nji hoxhë ma pak. ..

    ALOHA SNACKBAR

  5. Frank says:

    Ja dhe nje lajm i mire.

  6. demokrat says:

    Sa turp, vritet nje njeri per nje makine dhe vellai president i mafiozit te vrare ne Palermo, liron nje mafioz per “Krishtlindje”. Cfare mund ti mesojne Shqiperise keto monstra, vjedhjen qe i mesuan Fatos Nanon, De Michelis me shoke apo mashtrimin ne zgjedhjet elektorale qe ishte nje ide e miushit me mustaqe ambasador ne 1996 ne koken boshe te Tritan Shehut?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje