Në një kthesë dramatike, shqiptari që u bë i famshëm se rriti shumëfish çmimin e një ilaçi pasi kuptoi se ky ilaç qe tepër i rëndësishëm për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe se zinte një pozicion gati monopol, përfundoi të pranga dy ditë më parë në qytetin e Nju Jorkut, akuzuar për ndërtimin e një skeme piramidale përmes mashtrimit me rrjetin e kompanive të tij, akuza që nuk lidhen me shkakun e famës së tij, por që i mjaftuan që të zërë faqet e para në medias ndërkombëtare.
Një prokuror në Nju Jork deklaroi në një konferencë për shtyp se Shkreli “në thelb krijoi kompani si skemë Ponzi, ku ai përdori një kompani të re për të paguar investirorët e mashtruar të kompanisë së vjetër në mënyrë të përsëritur”.
Skemat Ponzi janë ato që në shqip njihen më së shumti si skema piramidale. Emrin e kanë marrë nga Charles Ponzi, një mashtrues italian që krijoi skema piramidale në Amerikën e viteve 1920.
Këto janë fotot e agjencisë Associated Press mbi arrestimin e Shkrelit. Akuzat e ngritura ndaj tij parashikojnë dënime me deri 20 vjet burg.
Ai ndërkohë u lirua me kusht, pasi pagoi si garanci 5 milion dollarë.
Nuk eshte shqiptar ky o hajvan. Po ta pyesesh jam i sigurte qe te thote se eshte amerikan, dhe me plot te drejte se atje ka lindur dhe eshte rritur. Nuk ka kulture ballkanase por amerikane, perendimore. Ti po deshe mund ta quash edhe indian por vetem personi vete ka te drejte te identifikohet se cfare eshte.
Sa per “shqiptari” me i urryer, ju tek Tema jeni ne rruge per ta fituar ate titull me budalleqet qe shkruani cdo dite, jo po Rusia keshtu eee jo po Amerika ashtu eeee……u dogj deti e u shkri toka!!!! Ububu do vdesim te gjithe! Te neveritshem!
Edhe bankat skema piramidale jane,asnje nuk punon me parate e tij.fajdexhinjte jane legale ne gjthe boten,skema Ponzi ose sudja jane njelloj,ne amerike para 2 vitesh falimentoi banka me e madhe dhe cfare,asgje u denua vetem pronari,eshte menyre jetese kjo ne west.
Bravo Lezha.
Ndryshimi qëndron në faktin se Martin Shkreli i ka shkelur në kallo dikujt që s’duhej. Dhe për këtë do të vuajë ca…..por me paratë tashmë të zhvatura, (që do ja zhvasin brenda një kohe të shkurtër) do të fitojë “lirinë” për t’u katandisur në një pështirësi të merituar.
Sa për identitetin e tij “shqiptar”, është gabim. Ai është amerikan.
Ai është aq shqiptar sa Jim Bellushi.