Arratisja në Rinas, ndihmësit e 20-vjeçarit korruptuan policin

18 Dhjetor 2015, 09:29Kronika TEMA

Arratisja nga Aeroporti i Rinasit tre ditë më parë i 20-vjeçarit të kërkuar nga policia shqiptare për “Tentativë vrasje”, në Burrel, dyshohet të jetë mundësuar me anë të korruptimit të punonjësve të policisë.

Burimet bëjnë me dije se nga hetimet e kryera për arratisjen e Arnolt Canametit teksa deportohej nga Franca, dyshohet se dy përkrahësit e tij tashmë të arrestuar t’i kenë dhënë një shumë parash njërit prej policëve në Komisariatin e Rinasit.

Murat Hysa, 50 vjeç dhe Ylber Ndoi, 29 vjeç, dy të arrestuarit për përkrahjen e 20-vjeçarit që të arratisej dyshohen të kenë bërë ndërhyrje tek policët e turnit ditën e deportimit të shokut të tyre, raporton Shqiptarja.com.

Për ta bërë sa më të lehtë që i riu t’i shpëtonte prangave të policisë, ata dyshohet të kenë korruptuar punonjësit e policisë që të lejonte Canametin të arratisej nga aeroporti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje