Një person i dënuar për tentativë vrasjeje, ka arritur që t’u shpëtojë policisë së Rinasit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe ai është Arnold Canameti.
Mësohet se ky person ishte ekstraduar nga Franca, për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas dënimit të tij në mungesë.
Por, me të mbërritur në Rinas ai është arratisur raporton Ora News.
Policia e Rinasit ka tentuar ta mbajë të fshehtë arratisjen, në përpjekje për të mbuluar skandalin.
Një hetim ka nisur për këtë çështje dhe hetuesit po shohin edhe kamerat e sigurisë së aeroportit.
Canameti ishte mes 20 personave të tjerë të ekstraduar nga Franca për shkaqe të ndryshme dhe iu dorëzua autoriteteve policore shqiptare bashkë me ta.
hahaha e papame, do jet futur ne ndonje valixhe teksa policet po porosisnin ndonje sanduic. ne ate moment dikush i ka pyetur sa eshte ora, dhe kur policet jane munduar t’i tregojne oren, ky bobi ja ka therur vrapit ne drejtim te paditur, mundesisht e ka marre pisten e avioneve me vrap, dhe askush nuk e ka vene re…
Ta mbeshtes dei ne rreze,paste humor te holle o albi.