Deutsche Bank, një “pulë” që u rrop në duart e Becchett i-t

16 Dhjetor 2015, 09:26Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe i ka kërkuar gjykatës së Tiranës të gjykojë Francesco Becchettin, një grup të familjarëve të tij dhe bashkëpunëtorë, si dhe dy funksionarë publikë me akuzën e grabitjes, falsifikimit të dokumenteve, evazion fiskal dhe pastrim parash.

Pronari i konçensionit për hidrocentralin e Kalivaçit marrë nga qeveria shqiptare në kohën e Fatos Nanos kryeministër, është akuzuar se ka bërë abuzime për më shumë 40 milionë euro, një pjesë e të cilave të përdorura pastaj për të financuar bizneset e tij në Itali të transferuara në banka në Luksemburg, ose të shpenzuara për të ndërtuar dhe financuar televizionin Agon Channel.

Surpriza që del duke lexuar dokumentet e prokurorisë, të cilat Shqiptarja.com pati mundësi t’i shihte – është se pjesa më e madhe e këtyre parave që konsiderohen si të vjedhura i përkiste të fuqishmes Deutsche Bank.

Deutsche Bank është themeluar në Berlin më 10 mars 1870. Sot grupi ka më shumë se 100.000 punonjës në më shumë se 70 vende të botës dhe jo vetëm që është një nga grupet më të mëdha bankare, por konsiderohet dhe një nga multinacionalet më me influencë në botë.

E megjithatë, duke lexuar aktet e hetimit shqiptar, Deutsche Bank duket se është trajtuar nga Francesco Becchetti si një pulë për t’u rrjepur.

Dhe që në fakt është “rrjepur” për dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Deri në atë pikë sa të bën të dyshohet se ky skandal fsheh dhe bashkëpunëtorë të tjerë mes drejtuesve të bankës gjermane të cilët nuk janë zbuluar ende.

8 komente në “Deutsche Bank, një “pulë” që u rrop në duart e Becchett i-t”

  1. ben says:

    Vend karagjoz

    Ju dhimbset shqiptareve me shume se gjermanet deutsche bank? ???????????

    Lajme per inteligjence majmunesh.

  2. Bled Palla says:

    Deutsche Bank, me 100 mije punonjes, me mbi 100 vite aktivitet, nje nga bankat me te fuqishme ne bote dhe nje nga bankat me me eksperience, vidhet nga Becchetti dhe kjo gje zbulohet nga prokuroria jone. eeeeeeee?? hahahahahahahahahahahahahaahhahhahahahahahahahahahahahahhahahhahahahahahahahhahhahhahahahahaahhahaahahhahahahahahahahahahhahahahahahahahahahahahahahahhaahhahahahahhahahahahaha…….. uhhhhh thashe se mbarova!!!!!!

  3. Gzimi says:

    Kjo paska qene pule e lodhur shume derisa e paska rrjepur kaq kollaj italiani.

  4. Tunxh, bir says:

    Kjo pula plak 100 e kusur vjece, o rrjep nga mjeshtri Bexhet, me ndihmen e vet plakes bank, se e dine shume mire qe ne keto vende si Shqiperia, mund te vjedhin kollaj, po ishalla u kane ngelur dhembet ketu e te japin llogari deri ne centezen e fundit.

  5. c.g says:

    Po mor po. E rropi Deusche banken Becchetti dhe mbeti drejtesia shqiptare ta kape e ta gjykoje. As banka nuk e mbrojti dot veten e as shteti gjerman nuk diti ta zbuloje. Erdhi juristi Edi dhe e zgjidhi kete pune. Kur i njejti text del ne dy tre portale njeheresh merret vesh qe e ka formuluar Endri Fuga. Meqe lajmi tjeter i fuges qe Becchettin do ta sillnin forcerisht ne 15 Dhjetor doli bllof , sot prodhoi Fuga hic nga hici. Pula tjeter e rrjepur do jete shqiperia me ndonje gjobe dhjetefishin e asaj te deusche bank prandaj prodhon nga nje fllucke ne jave Endri.

  6. lezha says:

    Fullani ,ish Guvernator i Bankes Shqiptare e rropi te gjalle banken.cfare u be,nje mut.Beccetti qenka tamam burre , e paske rrjepur D.Bank.ta rrejepi te gjithe,edhe DB. na rropi ne me Aeroportin,shqiperia per cfare duhet kur vete shqiptaret bredhin me torba ne dore per buken e gojes,per asgje.As can bythen njeri per shqiperine ne bote,kot beni trimin.

  7. lulja says:

    A ka autor ky shkrim ???!!!
    Kush esht ky gazetaruc we i jep te drejten vehtes te bej komente te tilla ???
    Pafytyresia e mediave tona nuk ka limit.

  8. heretiku says:

    Politikanet, ekonomistet apo gazetaret dhe analistet shqiptare qe pasqyrojne, komentojne e i bejne jehone ngjarjeve ne Shqiperi, duket se i kane zgjidhur te gjitha problemet e shqiptareve, ne Shqiperi punet funksionojne si sahat Omega, çdo gje me perpikmeri ne te gjithe sektoret e jetes. Dhe tani i ka ngelur te shohin dhe analizojne ngjarjet dhe fenomenet ekonomiko-financiare te botes.
    O kasolle, ku na mblodhe !!!
    O lumemedhenj, lereni Europen dhe europianet ti zgjidhin vete problemet e tyre. Jo per gje, por se jane disa shekuj perpara ne planin intelektual, profesional, kulturor, si mentalitet etj. Atje ka ligje edhe per keto lloj mashtrimesh dhe krimesh ekonomike dhe qe zbatohen deri ne germen e fundit. Atje ka sektore dhe eksperte qe merren me keto pune, qe e dine mire se ç’duhet te bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje