Rrihte të atin, arrestohet 37-vjeçari nga Fieri

15 Dhjetor 2015, 09:55Kronika TEMA

Agjentë të sektorit të krimeve në Fier kanë arrestuar në orët e fundit një 37-vjeçar, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.

Sipas një komunikate për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet E.S, banues në lagjen “Sheq i Vogël”.

Ndalimi i tij ka ardhur pas sinjalizimeve se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 68 vjeç.

Pas arrestimit materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Fierit për procedimin e mëtejshëm të 37-vjeçarit, nën akuzën e “dhunës në familje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje