Ora super e shtrenjte e Gjin Gjonit
Gjatë fjalimit të tij të fortë në Konferencën Gjyqësore Kombëtare, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka thënë se ka gjyqtarë që kanë orë më të shtrenjta se makina e tij.
“Nëse keni në dorë një orë më të shtrenjtë se makina që përdor unë, ka shumë mundësi që të jeni të korruptuar”.
“Në Shqipëri ka gjyqtarë të korruptuar dhe gjyqtarë të ndershëm. I them të korruptuarve se nëse keni marrë para’ në shkëmbim të një vendimi gjykate, qoftë edhe një herë, jeni të korruptuar. Nëse ulni kokën dhe mbani një orë që kushton më shumë se makina ime, jeni të korruptuar. Nëse është ky rasti, iu rekomandoj që ta lini këtë profesion menjëherë”, theksoi Lu.
“Të ndershmëve u them që të kenë besim pasi ndryshimi po vjen. Ju meritoni të promovoheni në bazë të meritës dhe përvojës. Të ndershmit e dinë se ndryshimi i sistemit të drejtësisë nuk do të jetë i lehtë, duhen reforma të mëdha e të menduara”, shtoi ambasadori amerikan.
Fjalimi i plotë:
Kryetar i Gjykatës së Lartë Zaganjori, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese Dedja, gjykatës të shquar,
Pesëmbëdhjetë vjet më parë, një gjyqtar amerikan nga Kalifornia vizitoi Kinën. Në një drekë me gjyqtarë, një gjyqtare e re kineze e pyeti homologun amerikan: “Çfarë bëni kur politikanët përpiqen t’ju tregojnë se si të vendosni ose kur dikush ju ofron rryshfet?” Gjyqtari amerikan i tha: “Nuk e di”. Pastaj i shpjegoi se gjatë dy dekadave që kishte shërbyer në karrigen e gjykatësit, kurrë nuk i ishte ofruar rryshfet dhe kurrë ndonjë politikan nuk i kishte thënë se si të vendoste për një çështje të caktuar. Jo ngaqë nuk kadisa zyrtarë e gjyqtarë të korruptuar në Shtetet e Bashkuara, por sepse rreziqet nga ekspozimi dhe pasojat e korrupsionit janë aq të mëdha saqë janë të paktë ata që janë të gatshëm ta marrin atë rrezik. Kur gjyqtarët amerikanë kapen, ata futen në burg për një kohë shumë të gjatë.
Për sa i përket Shqipërisë, po hamendësoj se nuk jam popullor mes disa gjyqtarëve këtu. Kjo është e kuptueshme pasi kam thënë disa gjëra brutalisht të sinqerta në lidhje me profesionin tuaj. Ndaj, sot më lejoni t’u flas ndryshe dy grupeve shumë të ndryshme gjyqtarësh – gjyqtarëve të korruptuar dhe gjyqtarëve të ndershëm.
Së pari, për gjyqtarët e korruptuar: Ma merr mendja se shumë prej jush nuk do ta identifikonin veten si gjyqtarë të korruptuar. Më lejoni t’jua them këtë në shqip, për të qenë i qartë. Prova ime për korrupsionin është e thjeshtë: nëse keni marrë ndonjëherë para ose favore në shkëmbim të një vendimi gjykate, jeni një gjyqtar i korruptuar. Edhe nëse e ke bërë këtë vetëm një herë, ke thyer ligjin dhe nuk je i përshtatshëm të shërbesh si gjyqtar. Një kriter tjetër i thjeshtë, nëse ulni kokën dhe shihni kyçin e dorës suaj dhe mbani një orë që kushton më shumë se makina ime, ka të ngjarë të jeni një gjyqtar i korruptuar. Ju nxis ta lini këtë profesion menjëherë. Mund edhe të futeni në burg së shpejti.
Së dyti, për gjyqtarët e ndershëm: kini besim, ndryshimi po vjen.
Unë besoj se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe e prokurorëve në këtë vend janë profesionistë të ndershëm e punëtorë që duan të jenë krenarë për profesionin e tyre.
E di që është e vështirë të jesh një gjyqtar i ndershëm. Nuk punon për shumë para dhe ka trysni nga çdo drejtim për të marrë vendime të rëndësishme për të gjitha arsyet e gabuara.
Gjyqtarët e ndershëm, si ju, meritojnë të punojnë në një sistem që shpërblen integritetin. Ju meritoni të promovoheni në bazë të meritës dhe të përvojës. Dhe duhet të bëheni simboli i sistemit të ri, në vend të imazhit të sotëm të gjyqtarëve të korruptuar që mbajnë ora Cartier.
Gjyqtarët e ndershëm e dinë gjithashtu se ndryshimi i sistemit të drejtësisë nuk do të jetë i lehtë. Reforma të mëdha, të menduara, janë të nevojshme për të zvogëluar korrupsionin, për ta bërë sistemin më të pavarur dhe më llogaridhënës.
Tani është koha për gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm që të flasin në favor të konceptit të reformës në drejtësi dhe kundër politikanëve të korruptuar dhe gjyqtarëve të paaftë që qëndrojnë në rrugën e ndryshimit.
Ju mund të bini ose të mos bini dakord me propozimet aktuale të reformës në drejtësi. Kjo është normale në çdo demokraci. Ju lutem mësoni se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë hartues aktivë të çdo pjese të reformës dhe se ne e mbështesim plotësisht paketën aktuale të reformave. Ne dimë gjithashtu se pas 19 tryezave të rrumbullakëta dhe informacionit këtë muaj prej Komisionit të Venecias, ky propozim reforme do të ndryshohet për t’u siguruar që të pasqyrojë idetë më të mira të shoqërisë dhe të standardeve ndërkombëtare.
Në mbyllje, më lejoni t’ju bëj një pyetje: “Çfarë bëni ju kur një politikan përpiqet t’ju tregojë se si të vendosni ose kur dikush përpiqet t’ju japë rryshfet?” Mezi pres ditën që në Shqipëri përgjigja të mund të jetë: “Nuk e di. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë”.
keto gjyqtare te korruptuar duan denimin me vdekje por pa gjyq…..keto jan kupol ne vete ska kush i gjykon…
Ca thote ky kinezi,do na fusi mrena!!!???
Ne na duhet te tredhim cdo te korruptuar qe te parandalojme infektimin e rraces, dhe kjo duhet bere per te korruptuarit e sotem dhe dy ose tre gjeneratave te ardhshme.
Tani eshte vertete se gjygjtaret,prokuroret,deputetet etj.jane me te koruptuarit.Ata duhet hetuar dhe burgosur menjehere,por edhe t’u konfiskohet e tere pasuria e paligjshme.
O zoti Ambasador , ne kete vend, te korruptuar jane te gjithe ,duke filluar nga Politikanet dhe deri poshte . Natyrisht qe gjygjtaret do te bejne dhe ata ,sepse jane keta gjygjtare qe i ruajne i mbrojne.
Duhet te largohen te gjithe politikanet dhe gjygjtaret ndryshe, ky vend nuk do te pastrohet kurre.
Ne Shqiperi nuk ka gjykates te ndershem os ka fare fare fare pak. Ambasadori ka te drejte qe kerkon largimin e shumices prej tyre por pyetja shtrohet ku do t’i gjeje te tjeret per t’i zevendesuar ? Keta gjyqtare jane produkt shqiptar dhe nuk besoj se ata qe vijne me pas do jene ndryshe. Tek reforma nuk kam besim pasi me duket qe do rrise dhe me shume varesine e gjyqesorit nga politika. Zgjidhja me e mire do ishte krijimi i nje berthame brenda vete gjyqesorit me prokurore dhe gjykates te pakorruptuar qe te jene te afte te denojne gjykatesit dhe prokuroret e korruptuar. Vetem keshtu ata qe vijne nuk do sillen si ata qe po ikin
Kane gjetur shesh e bejne pershesh, pse te mos korruptohen, kur ligji eshte por nuk e zbaton kush! Ky vend i bukur, apo hirushja e Ballkanit, ka patur historikisht fatin e keq te qeveriset nga zullumqare dhe anadollake! Deri kur?
Desha ti them ambasadorit Lu te flase me emra me mire.
Njerin ndoshta nga me te majmurit dhe me te ashperin, pa asnje meshire qe te thote merr kredi qe te paguash eshte ALAUDIN MALAJ!!
Shikoni pasurite qe deklaron dhe ato qe nuk deklaron.. pastaj bejeni vete llogarine.
Gjyqtar me 1 milion euro pasuri te deklaruar dhe 10 milion te padeklaruara!!!
PËRGJIGJIUNI
bravo ambasador,faleminderit
faleminderit