Vjedhja e 3,8 mln eurove, dyshime bashkëpunimi me rojet privatë

14 Dhjetor 2015, 10:13Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka ngritur dyshime se rojet privatë që shoqëronin mjetin e blinduar me 3,8 mln euro kanë bashkëpunuar me grabitësit.

Dyshimet e Prokurorisë janë shtuar për disa arsye.

Së pari ka pasur dëshmi kontradiktore mes rojeve.

Disa prej tyre janë shprehur se grabitësit kanë qenë veshur me uniforma policie ndërsa të tjerët kanë thënë se ishin veshur me tuta sportive.

I dyshimtë mbetet edhe fakti se asnjë nga gjashtë rojet e sigurisë nuk ka qëlluar me armë për t’u kundërpërgjigjur në momentin që konstatuan se nuk ishin efektivë policie, por grabitës.

Për më tepër, teksa personat që rrëmbyen shumat e mëdha të valutës në një vlerë prej 3.8 milionë eurosh nuk u tentua që t’i ndiqnin nga pas.

Ngjarja e rëndë që iu përngjan skenarëve të filmave, ndodhi mesditën e 3 dhjetorit të këtij viti, në rrugën që të dërgon për në aeroportin e Rinasit, pranë fshatit Kashar.

Shumat e mëdha, pasi u morën nga një bankë e nivelit të dytë, po transportoheshin për në aeroport e më tej do dërgoheshin me avion drejt Austrisë.

3 komente në “Vjedhja e 3,8 mln eurove, dyshime bashkëpunimi me rojet privatë”

  1. wow says:

    Kjo skene ka qene e mireinformuar dhe shume e pregatitur.

  2. alb says:

    Kesaj i thone te vesh ujkun te ruaj delet.

  3. Elbasani says:

    Me leket e vjedhura ben mitiñgje PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje