Vdekjet nga armët në Shqipëri ‘më të shumta se në SHBA”

11 Dhjetor 2015, 12:05Kronika TEMA

Nga Fatjona Mejdini

Shqipëria ka një nivel më të lartë vdekjesh të lidhura me armët për frymë sesa Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit.

Në të thuhet se norma për vdekjet e shkaktuara prej armëve në 100,000 njerëz në vitin 2013 në Shqipëri ishte 5.86 ndërsa në SHBA numri ishte 3.55.

Vendi i dytë më i keq në Ballkan në kuptimin e vdekjeve të shkaktuara prej armëve për frymë është Mali i Zi me 2.13 për 100.000 njerëz.

Vendi më pak i prekur në rajon është Bullgaria me 0.64 për 100,000 njerëz për frymë.

Megjithëse norma e vdekjeve të shkaktuara prej armëve në Shqipëri është alarmante, të dhënat tregojnë një pakësim në numra.

Të dhënat e institutit tregojnë se në vitin 2000 numri ishte 7.86. Në vitin 2005, shifra ra në 6.01 dhe në vitin 2010 u ul edhe më tepër në 5.91.

Në vitin 1997, kur ligji dhe rendi në vend humbën kuptimin, depot e armëve ushtarake u shpërthyen dhe mbi 500,000 pushkë dhe armë të tjera kaluan në duart e qytetarëve të zakonshëm. Kjo situatë kaotike shkaktoi rreth 2000 vdekje të njëjtin vit.

Arian Dyrmishi, një ekspert sigurie nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, i tha BIRN se lidhja mes numrit të paligjshëm të armëve në posedim të shtetasve dhe numri i vrasjeve në vend nuk është e qartë.

“Në Shqipëri vlerësohet se rreth 250.000 armë janë në duart e civilëve por ky është një nga numrat më të ulët në rajon,” tha ai.

“Në Serbi, ka rreth 2 milionë armë të paligjshme dhe në Maqedoni rreth 1.5 milion,” shtoi ai, duke argumentuar se numri i lartë i vdekjeve mund të ketë edhe shkaqe të tjera.

Edmond Dragoti, një psikolog dhe profesor i Universitetit të Tiranës i tha BIRN se numri i lartë i vdekjeve nga armët në Shqipëri ishte pjesërisht një fenomen kulturor.

“Armët kanë qenë pjesë e kulturës shqiptare për shekuj. Njerëzit i përdorin ato për të mbrojtur ekzistencën e tyre. Ata kanë ruajtur territoret e tyre, familjet dhe pronat me armë, ndaj e kanë rrënjën në identitetin e tyre,” tha ai.

Ai beson se pas viteve ’90, megjithatë njerëzit i kthyen armët nga njëri-tjetri edhe për shkak të mungesës së strukturave normale të shoqërisë dhe shtetit.

“Mungesa e drejtësisë sociale dhe përhapja e papërgjegjshmërisë institucionale kanë rezultuar në këtë numër të lartë vdekjesh nga armët gjatë këtyre viteve. Mungesa e një shteti të fortë i ka bërë njerëzit të vetëmbrohen,” tha ai.

Dragoti e sheh gjithashtu varfërinë afatgjatë të shqiptarëve si një tjetër faktor pas nivelit të lartë të vdekjeve nga armët.

10 komente në “Vdekjet nga armët në Shqipëri ‘më të shumta se në SHBA””

  1. Klimax says:

    Kur shqiptaret jo vetem nuk ishin shpikesit, jo vetem nuk ishin as perdoruesit e pare te armeve te zjarrit, atehere si mund te deklarohet se arma eshte pjese e kultures dhe e identitetit shqiptar nder shekuj??!!
    A ka ndonje popull apo komb tjeter ne Ballan, Europe dhe bote qe nuk kishte armen pjese te “kultures” dhe “identitetit” te tij nder shekuj??!!
    Problemi tjeter eshte se “shqiptaret” c’do gje mund te ken bere me armet, por me to nuk ruajten as identitetin dhe as territorin e tyre, te pakten ne gjashte shekujt e fundit mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit.

    1. anticensurë543 says:

      arma o debil,arma!nuk thot armët e zjarrit!!

    2. Albatros says:

      Dwtroit me 800 mije banpre pari 1000 vrasje vitin e kaliar dhe 3000 plagosje,5000 grabitje me Arme.Te os flasim per Saint Luis,Philadelphia,Miami,Oakland,Camden,Atlanta,Los Angeles,Chicago,Washinton DC, Trenton,Mobile,NEW YOrk,Gary,Little Rock,Baltimore,Huston,New Orleans etj etj Amerika eshte vendi i bandave kriminale, i komsumit me,te madh te droges dhe ilaceve te depresionit ne te gjithe boten.Ne Amerike ka lagje ku policia nuk hyn dhe ka tabela ku shkruhet Qytetare ju po hyni ne kete zone te rrezikshme me riskun dhe deshiren tuaj.Policia nuk ju garanton jeten.

  2. Fotaqi says:

    Popull i dhjere ne breke. Pastaj ua kan fajin shtetet e tjera qe jan racista me alvanozet. Kur sillesh si kafshe, ashtu do trajtohesh nga bota

  3. Janulla says:

    O trimat e Janules, tfgs, fotaq, enter, kliteri ….
    Kur te shkruani per s
    Shqiptarët si trima qe jeni jepeni numrin e telefonit apo adresen se ku banoni
    Dhe ne do ju vijm per kafe ose per dreke???

    1. Fotaqi says:

      Puna eshte se jeni pak te palare qe te vini per kafe haha. Sa here ne dite lashesh ? 2 apo 3 here ne Vit? Hohoho

    2. Klimax says:

      Ate themi more “trim” dhe ate shkruan dhe artikulli se me armet e zjarrit qe mbani mbas bythe vrisni vellane tuaj per pasurine, vrisni gjitonin per nje meter toke, vrisni kalimtarin perse ju pa ne sy, vrisni te panjojturin perse ju parakaloi me automjetin e tij, vrisni pronarin e nje lokali apo shtepie per ti vjedhur pese euro, vrisni per pagese nga te trete dhe deri per kenaqesine qe te jep gjaku i kuq si nje kanibal i lindur qe je!

    3. enter''" says:

      Trim I mire ky, me arme shume.

      Ska nevoje te na vish tek shtepia…debatin e bejme ketu, pastaj me barbaret nuk merresh

  4. enter''" says:

    SHBA dhe Shqiperia kane shume te perbashketa ne kete aspekt.

  5. pirro says:

    cja ke fut kot. Nuk e paske haberin nga statistikaa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje