Protesta e opozitës, lirohen 5 protestuesit e arrestuar

10 Dhjetor 2015, 16:22Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës shpalli masën “detyrim paraqitjeje” për pesë protestuesit e arrestuar për protestën e 8 dhjetorit në Tiranë.

Gjyqtarja Antonela Prendi pranoi kërkesën e prokurorisë, që kërkoi gjithashtu masën “detyrim paraqitjeje”. Protestuesit e arrestuar që u lanë të lirë janë shtetasit Arben Hajdari, Suzana Demushi, Xhuljano Çala, Aurel Filaj dhe Andi Kuka.

Ata u arrestuan nga policia për veprimet e tyre të dhunshme gjatë protestës për veprat shkatërrim të pronës shtetërore, prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Ndërkohë, policia ka kërkuar nga mediat sekuestrimin e pamjeve filmike për të identifikuar të gjithë qytetarët të cilët gjatë protestës kryen veprime të kundraligjshme duke dëmtuar fasadën dhe dritaret e Ministrisë së Transporteve.

1 komente në “Protesta e opozitës, lirohen 5 protestuesit e arrestuar”

  1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    U cfry edhe tullumbacja qe nisi me gjoben e Erionit dhe me arrestimin e protestuesve.

    – Gjoba e Erionit na doli sot nje flete gjobe e fallsifikuar.
    – Protestuesit u liruan
    – Luli premtoi kastravecin dhe u tall me shtetin.

    D.m.th si perfundim demet e shkaktuara do ti paguaje perseri populli nga taksat e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje