U plagos pas komplimenteve që i bëri një vajze, ndërron jetë 20 vjeçari shqiptar

10 Dhjetor 2015, 09:14Kronika TEMA

Ka ndërruar jetë gjatë natës në spitalin e qytetit të Ternit në provincën e Peruxhias shqiptari 20 vjecar Oltjon Nela, i cili një ditë më parë ishte plagosur me thikë nga shqiptari Mariel Mjeshtri.

Grindja mes tyre kishte lindur në ambientet e një lokali për shkak të komplimenteve të tepërta të viktimës ndaj një vajze që po kërcente.

Grindja mes tyre ka vazhduar dhunshëm në rrugë ku shqiptari Mariel Mjeshtri e ka goditur Oltjon Nelën me thikë në gjoks. Thika ishte me një teh të gjatë 6 cm e pas plagosjes Mjeshtri është larguar duke e lënë viktimën e tij në mes të rrugës.

Kanë qënë kalimtarët e rastit të cilët kanë lajmëruar forcat e rendit .

Qysh në fillim gjëndja shëndetësore e Oltjon Nelas u shfaq e rëndë me dëme cerebrale për shkak të hemoragjisë së madhe që kishte pësuar.

Gjatë natës ai ka ndërruar jetë.

Oltjon Nela jetonte në Itali qysh nga mosha 13 vjec bashkë me familjen. Ai ishte me profesion punëtor.

Nën arrest për këtë ngjarje ka përfunduar jo vetëm autori i krimit por dhe 3 miqtë e tij italianë.

Avokati mbrojtës i Mariel Mjeshtrit ka deklaruar se klienti i tij ka reaguar për vetëmbrojtje.

4 komente në “U plagos pas komplimenteve që i bëri një vajze, ndërron jetë 20 vjeçari shqiptar”

  1. nuk says:

    komplimentet e teperta jan me zarar, robio nje her ben kompliment jo 100 her…

    1. g says:

      Ashtu? per fjale goje ti merret jeta….

      Njesoj me ISIS!!!!

  2. Ubs says:

    Është turp e faqja e zeze. Ne si Rrace nuk kemi piken e respektit per jeten! E llahtarshme! Çdo kujt e i shkon mendja te thote qe viktima e ka kërkuar vete…. E bla bla bla. Kesisoj kafshesh jemi ne, qe inati na erreson çdo lloj ndjenje njerëzore qe kemi. A vritet nje djale i ri per nje ngacmim?!

  3. portokalipsi says:

    italianet skan asnje faje se nje albanomongol mer zjarr pernjeheresh dhe ta ngule thiken per nje fjale goje,te lihen te lire italianet urgjentisht dhe vrasesi te denohet me ligjin e sharias

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje