Lezhë, 5 vite burg policit që vrau 15-vjeçarin

11 Dhjetor 2015, 11:28Kronika TEMA

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5 vjet burg ish-oficerin e policisë Skënder Seferaj, i akuzuar për vrasjen e 15-vjeçarit Armando Skandaj në vitin 2010.

Gjykata e ka dënuar ish-efektivin Seferaj sipas pretencës së Prokurorisë.

Adoleshenti u vra gjatë një ndjekjeje të policisë.

Ardit Skandaj, vëllai i Armandos, kishte vjedhur me armë tre shtetas malazezë në kryqëzimin e Kallmetit, raporton TCH.

Vjedhja, sipas Prokurorisë së Lezhës, kishte ndodhur më 15 korrik, ndërsa me 17 korrik, policia u vu në ndjekje të makinës së Skandajt dhe në Urën e Cenit i ka bllokuar rrugën me mjete, një motor dhe një makinë policie.

Skandaj ka çarë rrethimin, ndërsa policia u detyrua të qëllonte me armë mbi makinën.

Prokuroria thotë se u gjuajtën gomat e mjetit, por plumbat kanë devijuar duke kapur pjesën e pasme të makinës, ku ndodhej ulur 15-vjeçari.

5 komente në “Lezhë, 5 vite burg policit që vrau 15-vjeçarin”

  1. Journalist says:

    Ky vendim qenka cudi me vete, nese gjerat kane shkuar sic thuhet ne lajm.
    Tani policia nuk mund te qelloje ndaj personave ne ndjekje, qe nuk ndalojne, madje godasin mjetet e policise??? Edhe njehere qe doli nje polic shqiptar dhe e shkrepi denohet me 5 vjet burg?
    Atehere le t’ua mbledhin armet policeve dhe t’i instruktojne te fshihen pas pemeve, si ai trimi qe i ndoqi kemba-kembes vrasesit e Santos.

    1. Albatros says:

      Vrau shqiptarin per te mbrojt Malazezin.Malazezet i dekorpjne njerezit e vret kur vrasin Shqiptar.Ky polic duhet te therret ne burg ose ta vrasin kur te dale.Te vrasesh nje njeri ne,kulmin e aoleshences ashte krim barbar

  2. Hekuran Teneqja says:

    Absurditetet e gjykatave dhe “kadive” te ketij vendi…..

  3. trapi says:

    ORE PSE I JEPNI ARME POLICISE…KANE KOQE ATO….HAJDUTI ME ARME POLICI ME KOQE..KJO ESHTE E QELLIMESHME PER TE CTHURUR POLICINE,,,SAIMIR TAHIRI DUHET TE LUFTOJE …KJO ESHTE KUNDER ATIJ DHE POLICISE

  4. pushkini ke rimini says:

    po t ishte ne amerik,ky polic do dekorohej!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje