DOSJA/ Mashtrim me vlerë 38 milion euro, Francesco Becchetti akuzohet për 4 vepra penale

11 Dhjetor 2015, 11:31Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën për skemën e dyshuar mashtruese “KGE”, me vlerë rreth 38 milionë euro, si edhe shmangien e mbi 5 milionë eurove detyrime tatimore, për të cilët është marrë i pandehur shtetasit Francesko Beketi dhe disa persona të tjerë fizik dhe juridikë.

Prokuroria e Tiranës ka ngritur 4 akuza në drejtim të Francesco Becchettit “Falsifikimi i dokumenteve” të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një  herë, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”  kryer në bashkëpunim,  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”  dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, për të cilat është hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë.

Po ashtu Prokuroria ka ngritur akuza edhe për bashkëpunëtorët e tij Liljana Condimit, Mauro de Renzi, Eriona Troplini, Stavri Peci, Fetah Dervishi, Sokol Koçi, si edhe personat juridikë “Kalivaçi Green Energy”; “Energji”; “Cable System”; “400 KV” dhe “Agon Set”.

Ndaj të pandehurve, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzat si më poshtë:

1.Francesko Beketi akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve” të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”  kryer në bashkëpunim,  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”  dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, hetuar me masë sigurimi « Arrest në burg » në mungesë

2.Mauro De Renzis, akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve » kryer në bashkepunim dhe më shumë se një herë, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” kryer në bashkëpunim », “Krijimit të skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Mospagimi i taskave dhe tatimeve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale”  të kryer në bashkepunim, hetuar me masë sigurimi « Arrest në burg » në mungesë

3.Liliana Condomitti, akuzohet për kryerjen e veprës penale të « Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale » kryer në bashkëpunim », hetuar në gjendje të lirë.

4.Erjona Troplini, akuzohet për kryerjen e vepres penale të « Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale » në bashkëpunim » të parashikuar nga neni  287/2 të Kodit Penal, hetuar me mase sigurimi « arrest ne shtepi »

5.Stavri Peci, drejtuesi teknik i shoqërisë KGE, akuzohet për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve » në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, hetuar ne gjendje te lire,

6.Fetah Dervishi, topograf, përfaqësues i Drejtorisë së Minierave të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve nga perosni që ka për detyrë lëshimin e tyre” në bashkepunim » hetuar ne gjendje te lire.

7.Sokol Koçi, topograf, përfaqësues i Drejtorisë së Minierave të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, i akuzuar  për kryerjen e veprës penale të «Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre » në bashkepunim, hetuar ne gjendje te lire,

8.Personit Juridik “Kalivaç Green Energy”, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Falsifikimi i dokumenteve » në bashkepunim dhe më shumë se një herë», “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

9.Personit Juridik “Energji”, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të « Vjedhja duke shpërdoruar detyrën » në bashkëpunim », « Krijimi i skemave mashtuese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar» , « Mospagimi i taksave dhe tatimeve » dhe « Kontrabanda me mallra të tjerë » dhe « Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale » në bashkepunim».

10.Personit Juridik “Cable System”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim,

11.Personit Juridik “400 KV”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim

12.Personin Juridik “Agon Set”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të «Pastrimi i  produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale » në bashkepunim

4 komente në “DOSJA/ Mashtrim me vlerë 38 milion euro, Francesco Becchetti akuzohet për 4 vepra penale”

  1. jeta says:

    Dhe ashtu si u pergjigj Lulezimi mbreme tek Fevziu, per procedure, gjykata do ta anulloje gjyqin. Kjo edhte drejtesia shqiptare. Mos dalte llafi im!

    1. Albatros says:

      Bpse nuk,i ekstradon shteti,italian keta sic bejme ne?

  2. Pashai says:

    I di Fotaq Lubonja këto punë?!

  3. Dean says:

    I di i shkreti,por ne keto raste bo sikur nuk shikon dhe sikur nuk kupton.Zakon i vjeter qe e ka fituar qysh nga koha e komunizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje