Dy ish-Kryetarë të Komunës së Velipojës dhe 8 ish-kryeklomisionerë të ndarjes së pronës në Velipojë janë kallëzuar në Prokurori nga KLSH për shpërdorim detyre.
Pas auditit, ka rezultuar që ish-zyrtarët e lartë kanë tjetërsuar rreth 111 hektarë tokë bujqësore, duke ua dhënë personave të afërm, apo për interesa të caktuara.
Dëmin ekonomik, Kontrolli i Lartë i Shtetit e llogarit në rreth 142.7 milionë lekë dhe të ardhura të munguara në shumën 315.7 mln lekë.
KLSH depozitoi kallëzim në Prokurori për ish-kryetarët e Komunës Velipojë N.M dhe B.D, si edhe për ish-kryetarët e komisionit të ndarjes së pronës, shtetasit K.B, L.B, M.B, RR.RR, A.F, T.V dhe T.M. Ndaj tyre rëndon akuza shpërdorim detyre.
Më konkretisht nga auditimi i KLSH-së rezultoi që:
– Në 331 raste me sipërfaqe 111.9 ha, në ndarjen e tokës bujqësore , për tokat e ish-KB Velipojë Sektor Fshat Velipojë, janë shkelur dispozitat ligjore dhe janë lëshuar dokumenta të parregullta (AMTP),pajisur me tokë jashtë gjendjes civile të vitit 1991 dhe në 16 raste për sipërfaqe 13.6 ha të zënë, është ndarë për 59 frymë, duke krijuar probleme të rënda sociale e lënë pa tokë 11 familje për sipërfaqe 20 ha tokë që u takonte sipas ligjit.
– Në 238 raste me sipërfaqe 73.7 ha, për tokat e ish-KB Velipojë Sektor Reçi Ri, janë shkelur dispozitat ligjore dhe janë lëshuar dokumenta të parregullta (AMTP), me korrigjime e parakorduar, pajisur me tokë jashtë gjendjes civile të vitit 1991 pa plotësuar me normë në 16 raste me 7.4 ha, dhënë troje mbi normën 300 m2 në 70 raste me 4.3 ha, duke cenuar e kthyer në truall fondin e tokës bujqësore, ndryshuar zërin Kadastral “Tokë bujqësore” për “tokë inproduktive” në 88 raste prej 30 ha të ndodhura buzë zonës së Vilunit dhe në zonën Pulaj Plazh, duke favorizuar pjesëtarë të familjeve të Komisionarëve dhe persona të caktuar
– Në procedurën e prokurimit “Shërbimi i pastrimit mbetjeve urbane”, nuk janë llogaritur kamat vonesave, për mosfurnizimin në kohë të 360 kontenierëve të mbeturinave, duke cënuar drejtëpërsëdrejti cilësinë e shërbimit të pastrimit për komunitetin, dhe shkaktuar buxhetit të komunës Velipojë një dëm ekonomik në shumën 2,2 milion lekë.
– Nuk janë arkëtuar për periudhën 2013-2015 shuma 147.3 milion lekë, si të ardhura të munguara nga mos arkëtimi nga subjektet private që kanë kryer aktivitet tregtar në territorin e komunës Velipojë.
– Nuk janë zbatuar aktet ligjore për menaxhimin e kontratave të qirasë në vijën ranore(troje çlodhëse), si ankand apo konkurim, mangësi e vendosjen selektive të afatit dhe vlerës së kontratës nga 2 muaj në 3.5 muaj, duke mos respektuar afatin 5 mujor të përdorur në fakt me një dëm ekonomik në shumën 41.8 milion lekë, veprime në kundërshtim me Ligjin nr. 9632, datë 30.1.2006, i ndryshuar “Taksat Vendore”, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, VKM nr. 54, datë 05.02.2014 “Për përcaktimin e kritereve të procedurës e të mënyrës së dhënies me qera enfiteozë të objekteve shtetërore”.
– Në procedurën e prokurimit “Hartimi i instrumenteve vendore të planifikimit të territorit për Komunën Velipojë” viti 2013, nuk janë marrë masa për realizimin e shërbimit në afat(shtyrje të pa justifikuara) dhe nuk janë llogaritur kamat vonesat, konfiskuar garancia e kontratës, duke shkaktuar shkaktuar një dëm ekonomik në shumën 4.57 milion lekë.
– Në zbatimin e kontratës “Shërbimi i pastrimit mbetjeve urbane” ka munguar mbikëqyrja dhe monitorimi i saj, si dhe mungon dokumentacioni vërtetues për shpenzimet e kryera në vlerën 31 milion lekë me tvsh. Mosveprimet e mësipërme bien në kundërshtim me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar. – Nuk janë arkëtuar për periudhën 2013-2015 shuma 147.3 milion lekë, si të ardhura të munguara nga mos arkëtimi nga subjektet private që kanë kryer aktivitet tregtar në territorin e komunës Velipojë.
– Nuk janë zbatuar aktet ligjore për menaxhimin e kontratave të qirasë në vijën ranore(troje çlodhëse), si ankand apo konkurim, mangësi e vendosjen selektive të afatit dhe vlerës së kontratës nga 2 muaj në 3.5 muaj, duke mos respektuar afatin 5 mujor të përdorur në fakt me një dëm ekonomik në shumën 41.8 milion lekë, veprime në kundërshtim me Ligjin nr. 9632, datë 30.1.2006, i ndryshuar “Taksat Vendore”, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, VKM nr. 54, datë 05.02.2014 “Për përcaktimin e kritereve të procedurës e të mënyrës së dhënies me qera enfiteozë të objekteve shtetërore”.
– Janë kryer pagesa të paligjshme këshilltarëve pa marrë pjesë në mbledhjet e këshillit të komunës në shumën 1.4 milion lekë dëm ekonomik.
– Nuk është arkëtuar 78 subjektet hotelerie detyrimi i llogaritur në shumën 8.1 milion lekë, dëm ekonomik dhe të ardhura të munguara, për buxhetin e komunës për periudhën 2012-2015.
– Nuk është arkëtuar 116 subjekte nga këto 50 subjekte për shfrytëzim sipërfaqe rëre (vendosje shesllone), 66 subjekte dyqane e 8 subjekte vendosje lodra për fëmijë shuma e llogaritur prej 21.2 milion lekë, dëm ekonomik dhe të ardhura të munguara, për buxhetin e komunës për periudhën 2012-2015.
-Janë shkelur aktet ligjore në dhënien e hapësirave për zhfrytëzim , duke mos zbatuar afatin 5 mujor , por në mënyrë selektive në afat 2.5-3 muaj dhe abuzime me sipërfaqen e shfrytëzueshme me një efekt negativ në shumën 5.8 milion lekë dëm ekonomik dhe shumën 10.2 milion lekë të ardhura të munguara në buxhetin e komunës.
– Nuk është administruar sipas ligjit investimi i kryer në territorin e objektit “Shëtitore e Plazhit Velipojë”,duke lejuar përdorimi i sipërfaqes prej 3300 m2 për aktivitet tregtar pa pagesë qeraje, nga dy subjekte private, që ka sjellë si pasojë dëmin ekonomik në shumën prej 15,8 milion lekë, llogaritur me nivelin e qerasë.
– Është lejuar përdorimi i sipërfaqes prej 3000 m2 pronë publike, për të tre vitet e audituara pa kontrata qeraje, nga tre subjekte tregtare me aktivitet lodra cirku në territorin e objektit “Shëtitore e Plazhit Velipojë” me vlerë inventari 93,792,804 lekë pronë e Komunës, që ka sjellë si pasojë dëmin ekonomik në vlerën prej 10,8 milion lekë llogaritur me nivelin e qerasë për 3vjet,
– Janë krijuar të ardhura të munguara në shumën 158.2 milion lekë nga mos inventarizimi, identifikimi, mosvënia në eficencë e lënia në përdorim të tretëve të aseteve ndërtesa, troje, nga keq menaxhimi e administrimi i resurseve sipërfaqes ranore plazh ,etj.
Për rrjedhojë, KLSH i ka rekomanduar Kryetarit të Bashkisë Shkodër fillimin e procedurave administrative për dhënien e masës disiplinore, nga “Vërejtje” deri “Ndërprerje të marrëdhënie të punës”, sipas shkallës së përgjegjësisë, për 6 ish-Drejtues të kësaj komune.
Isha me pushime aty dhe ndegjova qe shumica jane prona te Jozefines.
Sa e vertete eshte nuk dij.