Rreth orës 08:00, Shërbimet e Policisë kanë konstatuar një flamurë me mbishkrimin “ISIS” (në një kioskë) në lagjen “Osman Haxhiu”.
Shërbimet e Policisë, pasi janë afruar në këtë lagje kanë konstatuar se pranë stacionit të autobuzave (shërbimit urban) në një kioskë të vogël prej druri, e cila përdorej nga shtetasi: K.M. (për shitjen e gazetave), ku në pjesën e jashtme të dritares së kësaj kioske, është gjetur një letër e bardhë në formë flamuri, në të cilën është bërë një vizatim me mbishkrimin e “ISIS-it”.
Mendohet se kjo fletë e bardhë është shkëputur nga ndonjë libër i shkollës 9-vjeçare, por që nuk është identifikuar ende. Policia po kryen hetimet për origjinën e këtij veprimi dhe për identifikimin e autorëve.
Jepini nje kafe ketij budallait shqiptar ,,te Sqaroje idete se paska pare shume video ne you tube
Pse nuk e jipni dhe pjesen tjeter me poshte?
Apo ju vjen pak keq qe e kane hequr.
Ramy. Me cfare udhetove per vlore?