Milano, vritet një shqiptar, një tjetër plagoset

15 Dhjetor 2015, 10:06Kronika TEMA

Një 26 vjeçar shqiptar është vrarë ndërsa një tjetër është plagosur rreth mestanës në një lokal në komunën Piotello të Milanos

26 vjeçari, i cili humbi jetën në spital dyshohet se ishte person me precedentë penalë

Sipas hetimeve të para të policisë italiane, dy persona kanë hyrë në lokal duke qëlluar ndaj dy shqiptarëve dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

I lënduari është një 30 vjeçar, me profesion barist në lokal, ndërsa viktima ishte klient.

26 vjeçari kishte plagë në gjoks ndërsa i plagosuri në këmbë.

Momentalisht media italiane nuk bën të ditur identitetin e viktimës, dhe të të plagosurit.

1 komente në “Milano, vritet një shqiptar, një tjetër plagoset”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje