Pak ditë më parë, prokurori Shkëlqim Hajdari u transferuar nga Adriatik Llalla në Shkodër.
Në media u raportua se kjo është një hakmarrje e Llallës, pas sherrit të pak muajve më parë.
Por, vetë Hajdari nuk ka dashur të polemizojë me transferimin.
“Ashtu siç është bërë e ditur në media, lëvizja ime nga Prokuroria e Tiranës në atë të Shkodrës ka shqetësuar miqtë e mi, brenda dhe jashtë vendit.
Miqtë e mi, mos u shqetësoni, pasi jam i kënaqur që fjalët e mia, puna ime, ka qenë dhe do të jetë në shërbim të drejtësisë.
Vetëm kështu do ta bëjmë të gjithë së bashku më të mirë këtë vend”, shprehet ai.
Respekte Çim Hajdari!!
Meritoje drejtues i prokurorise ne Shkoder, por mos u merzit sepse koha ka treguar se ujet e Llalles po mbaron!