Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan Ali Ajazn, nga fshati Peshtan i Madh.
Ndalimi i Ajazit u bë pasi Gjykata e Fierit me vendimin e datës 8 Tetor 2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të, për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.
Ngjarja ka ndodhur në datën 8 Korrik 2014. Ali Ajazi ka marrë forcërisht në automjet shtetasin G.Gj., 23 vjeç, banues në Peshtan dhe më pas e ka çuar në një pyll afër fshatit, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij, në kushtet e vetëgjyqësisë.
Ai pretendonte se i riu i kishte vjedhur bagëtitë dhe ia kishte shitur.
andej nga Varibopi kemi ndonje lajm ?