Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë për shtimin e masës së dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje.
Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, ka njoftuar se me vendimin e datës 10 dhjetor ka vendosur të shfuqizoi ndryshimet e bëra gjatë vitit 2013 e 2014 nga qeveria, e cila rriti marzhin e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje.
Sipas vendimit, shfuqizohet neni 278 i Kodit Penal, konkretisht paragrafi 5 dhe 6 i ndryshuar e shtuar me ligjin e miratuar në Kuvend me Nr. 144 të vitit 2013 dhe me ligjin Nr. 98 të vitit 2014.
Sipas këtyre dispozitave, që tashmë u shfuqizuan parashikohej se çdo person që arrestohet për armëmbajtje pa leje rrezikonte një dënim nga 7 deri 15 vjet burg. Ky marzh i lartë i dënimit, thuhet në vendim, është antikushtetues dhe për këtë fakt shfuqizohet-raporton ABC.
Gjithashtu edhe pika 6 e këtij neni shfuqizohet, pasi ishte parashikuar një marzh të lartë dënimi nga 15 deri 20 vjet burg, në rastet kur personat arrestohen me më shumë se një armë apo janë edhe përsëritës të kësaj vepre penale.
Edhe ky paragraf sipas Gjykatës Kushtetuese, shfuqizohet pasi bie ndesh me nenin 17 të Kushtetutës, ku parashikohet ndër të tjera se “Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që ka diktuar atë”.
Argumentet më të hollësishme që ka dhënë Gjykata Kushtetuese për rastin në fjalë pritet të zbardhen me publikimin e vendimit të arsyetuar. Me zbardhjen e këtij vendimi, ai hy menjëherë në fuqi çka mbetet në vazhdim marzhi i dënimit siç ka qenë i parashikuar në Kodin e vjetër para ndryshimit të 2013 e 2014, ku për rastet e armëmbajtje pa leje personi rrezikon një dënim nga gjoba deri në 7 vjet burg.
Gjithashtu bazuar në këtë vendim të cilësuar si antikushtetuese, i lind e drejta çdo personi të dënuar me ndryshimet e reja, të kërkoi rigjykimin e tij për shkak se është dënuar me një vepër penale, që është shpall antikushtetuese.
Ndryshimet e marzhit të dënimeve në Kodin Penal për rastet e armëmbajtjes pa leje, u bënë menjëherë pas ndryshimit të qeverisë me propozim të ministrit të Brendshëm, me argumentin se do të ulë kriminalitetin në vend.
Eshte vepruar shume mire POR:
Kush jane ata jurist leshi qe kane inspiruar keto dispoziata dhe a kane qene njohur ata me kushtetuten ???!!!
Jane dy gjera:
Ose jane te paafte dhe duhet te largohen nga detyra e tyre si keshilltare e jurist.
Ose jane ne kete rast partiak te zgjebosur qe I mbajne ison kryepushtetarit te radhes dhe ne kete rast meritojne njelloj te largohen..
KY ESHTE celsi I thjeshte per nje reforme te ndershe OOOOOOOOOO DONALD LUUUUUUUUU (Se edi e din por nuk I pelqen )
Sajmiri eshte vet jurist ?
vete sajmiri e ka bere ndryshimin
ndershme …..
DMTH lodhu kot o polici kur kap vrases me arm ne brez se gjobat jane me te majme ne proceset gjyqesore.. Jane te lidhur me njeri-tjetrin s’ka rruge tjeter vec c’montimit te sistemit..
si te gjitha gjykatat e tjera ne shqiperi,o te krimbura nga parate e pista o te politizuara,po me mire le te shiten armet ne treg si domatet e jemi me te sigurte e dime qe te gjithe jane te armatosur e secili te mbrohet vete ,keshtu nuk shpenzojme per gjykates e gjyqe
Po te marresh mendte Ministres Felaj, kaq esht pak!! Sme
Ndryshimet e fundit te propozuara si ne kod penal dhe ate te Procedures Penala jane triumf i injorances dhe esht fatkeqesi qe te bihet me poshte se standartet e fillim viteve 90.
Me nje fjale nje tregetar droge ne perpjestim me rethanat duhen pajisur me arme :P.Po kemi gjykate ne…Vdes per te drejtat e njeriut,aq sa ligjeron apo mbeshtet vrasjen e 100-200 veteve ne vit nga perdorimi i armeve(zakonisht pa leje).Faleminderit gjykate qe s pranon qe kriminelet te vuajne.Te jetoje populli nen kercenim armesh eshte me mire. Urime.
sapo i hapen rruge dhe rrezimit te ndryshimeve te reja ne kodin penal per biznesin ku per nje k.tatimor ose mall te padeklaruar mund te hash 1 vit burg. kjo maxhorance eshte fodulle dhe injorante.nuk jane te arsimuar te gjithe ne pergjithesi si kabinet ose kane mangesi ne formim
Te gjithe keto krime moj gjykate kushtetuese ,nga vijne ?? Nga armembajtje me leje ???