Mark Frroku, javën e ardhshme nis hetimi i pasurisë

19 Dhjetor 2015, 18:33Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të fillojë gjatë javës së ardhshme hetimin pasuror për ish-deputetin Mark Frroku.

Prokuroria e Përgjithshme, pasi ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën për gjykim për të pandehurin, të akuzuar për vrasje; fshehje pasurie; pastrim të produkteve të veprës penale dhe ndërtim të paligjshëm, i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda hetimin pasuror, duke qenë se kjo strukturë është përgjegjëse për zbatimin e ligjit “Antimafia”.

Në këtë mënyrë, krahas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme, tashmë ish-deputetit Mark Frroku do t’i duhet të justifikojë pasuritë e akumuluara, për të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se vijnë nga trafiku i lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit në vitet 1998-2002, në Belgjikë dhe Holandë, raporton TCH.

Nga hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila e ka dorëzuar dosjen në Gjykatën e Lartë ditën e mërkurë, ka rezultuar se i pandehuri Frroku ka fshehur mbi 2 milionë dollarë, ndërkohë që nuk rezultojnë burime të ligjshme edhe për pasuri të krijuara më parë, në vlerë rreth 700 mijë euro.

Pikërisht këto shuma Frrokut do t’i duhet t’i justifikojë me burime të ligjshme në kuadër të hetimit që do të zhvillohet në Prokurorinë për Krimet e Rënda.

5 komente në “Mark Frroku, javën e ardhshme nis hetimi i pasurisë”

  1. H says:

    Ka Çeçua Biçak o Frrok

  2. zeri says:

    tani filloni ju kontrollin pas pilafit dmth..ashtu siç bete me vellain e tij qe e denuat pasi i thate te largohej

  3. tfgs1 says:

    nje katolik behet ”koke turku” per pasuri te zeze!!!ne nje kohe kur dhjetra sunite politikane vec pasurise se zeze kane lyer edhe duart me gjak……….!!!
    keta kriminele jetojne te lire………….turp corapekuq!

  4. Te bashkuar says:

    Po te tjeret ?

  5. xoni says:

    A jeni te zot te konrolloni te gjitha pasurite e politikaneve dhe familjeve te tyre,po Frrokun e morem vesht se vajti si cjapi tek kasapi.
    A ua mban sumatricja ta filloni nga sypeshkaqeni dhe deri tek politikani qe hiqet me i ndershem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje