Detajet e Policisë/ Ja si u ekzekutua “Landi i Mirasit”

19 Dhjetor 2015, 17:01Kronika TEMA

Policia ka dhënë detajet e vrasjes së 37-­vjeçarit Jani Kollçinaku, i njohur me nofkën “Landi i Mirasit”.

Ai u gjet i pajetë në aksin rrugor Korçë-­Bilisht.

Sipas Policisë të Korçës, viktima, person i dënuar më parë për trafik droge, është qëlluar me një plumb në kokë.

Në vijim të informacionit paraprak, datë 19.12.2015, i cili bën fjalë për vrasjen e shtetasit Jani Kollçinaku, 37 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, trupi i te cilit u gjet sot, i pajetë, në afërsi të fshatit Zëmblak, në anë të rrugës, ju informojmë se: Nga verifikimet e kryera, si edhe nga këqyrja e kufomës në morgun e Spitalit, rezulton se ky shtetas, është qëlluar me një plumb në kokë.

Gjithashtu dyshohet se vrasja, mund të jetë kryer në një vend tjetër dhe jo në vendin ku u gjend trupi i viktimës. Nga ana e Strukturave të Policisë, është bërë shoqërimi në Komisariat i disa personave për të marrë deklarimet e tyre, në lidhje me këtë ngjarje. Shtetasi Jani Kollçinaku, njihet si person me precedent penal të mëparshëm i dënuar me 6 vjet heqje lirie për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Grupi hetimor po vijon punën, për zbardhjen e autorësisë, motiveve dhe rrethanave në cilat ka ndodhur kjo ngjarje”, citohet në deklaratën e policisë.

2 komente në “Detajet e Policisë/ Ja si u ekzekutua “Landi i Mirasit””

  1. josephina says:

    Si ka mundësi që e gjetën që është qëlluar me plumb në kokë?
    Bravo policia… :p

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje