Raportimet se 17 fëmijë jetimë nga Shqipëria kanë përfunduar në duart e Shtetit Islamik ka bërë që shoqëria civile dhe shoqatat që i mbrojnë të japin alarmin për rreziqet dhe situatën në të cilën ndodhet kjo kategori.
Në ditët e fundit raportohet se 382 jetimë nga Shqipëria u trafikuan dhe po shfrytëzohen në rrugët e Londrës, ndërsa 17 fëmijë të tjerë përfunduan në duart e ISIS që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe trafikantët në Ballkan.
Ndaj Ilir Çumani nga Shoqata e Jetimëve kërkoi ngritjen e një task force mes institucioneve të sigurisë për të parandaluar trafikimin dhe abuzimin me fëmijët.
“Të ngrihet një taskforcë e përhershme e përbërë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Prokurorinë e Përgjithshme për parandalimin e fenomenit të abuzimit dhe trafikimit të fëmijëve,” ka thënë Çumani
Ish-presidenti, Alfred Moisiu, i vlerësoi të pamjaftueshme institucionet që kujdesen për këtë kategori ndaj edhe kërkoi që shteti të ngritët në nivelin e përgjegjësisë që ka.
“Janë të pamjaftueshme për vetë arsyen se këta njerëz kanë nevojë për ngrohtësi, kanë nevojë për edukim” ka thënë Moisiu.
Ndërsa Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku, përdori shifrat për të treguar nevojën dhe rezultatet e mbështetjes se qeverisë.
“Në kundërshtim të plotë me 8 vite abandonimit të procesit të pajtimit, një bashkëpunim të shkëlqyer me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Ministrinë e Brendshme dhe qeverinë. Nga 900 fëmijë të ngujuar që ishin në 2013, numri të zbresë në 590 në vitin 2014 dhe sot është në 68,” ka shtuar Marku.
Në tryezën “Të gjithë frontalisht kundër abuzimit me fëmijët jetimë” morën pjesë personalitete të njohura në fushën e politikës, medias, OJF, aktorët institucionalë politikbërës e ligjzbatues./Oranews
Shum i indinjuar.
I kane kaluar nga turqia, nen kujdesin e vecante e qaforeve dhe kapeleve te lyrosura te policise dhe sherbimeve sekrete turke.
meqe ra fjala, turqia eshte nje shtet policor ku, po te egzistonte deshira e fqinjesise se mire dhe shtetit ligjor ne kufijte e saj nuk do kalonte transit as miza dhe si rezultat nuk do ti shkaktohej asnje dem fqinjeve.
Dergoni ramyn te flase me isis. Se i ka shok terrorristet. Ka muhabet mire. Dhe simpati
perpara se te cohet per ne ISIS,ti futet edhe nje hu ne bithe,qe ta kete te kalaisour kolotrypida-n….sic perfundoi edhe Hajriu,tashme ne orgji me 70 virgjereshat!!
Gjithe drejtuesit e jetimoreve ne Shqiperi jane trafikante femijesh . Gjithashtu edhe te OJQ-ve. Eshte biznes shume fitim prures ….. Zoti ua shperblefte
Mos shkruani marrezira ! Mos u bëni t ëmarrë, nëse nuk keni qene ndonjëherë jashte (mund te keni qene kalimthi, po jo te jetoni dhe te shihni se ç’behet), askush nuk ju admiron te fshkruani marrezira, dhe llomotitje te tilla!!!!! “17 000 kanë pêrfunduar në duart e shtetit islamik” idiotë!!!!!
Ja kto jan per ti rras ne burg e ta hedhin celsin ne det. Per kta trafikante qe jane edhe drejtues Jetimoresh, te organizohet nje Polici Hetimore e vecante e ti zhdukin pa meshire.
alvanosi i vogel kur e pyten ne turqi cdo behesh kur te ritesh ai u tha terorist si babai per 100 dollare do hedh veten ne ere e keshtu turku u hapi deren e paradise dhe u tha pi.. te semes