Atentati ndaj dy të rinjve në Durrës, viktimat pjesëtarë të një grupi kriminal

21 Dhjetor 2015, 16:36Kronika TEMA

45 persona u shoqeruan ne Policine e Durresit pas atentatit te frikshem mbreme ne shetitoren “Taulantja”.

Policia nuk ka ende nje emer te dyshuari per ngjarjen, por ka te dhena se ata jane pjestare te nje grupi kriminal ne qytetin bregdetar.

Ne nje njoftim zyrtar thuhet se në drejtim të automjetit tip “BMw X5”, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik, ku kanë gjetur vdekjen e menjehershme shoferi dhe pasagjeri, konkretisht Ervin Kodra 33 vjeç, banues në Durrës, Endri Çaushaj25 vjeç, banues në Vlorë.

Dy viktimat kanë qenë duke pirë kafe në një lokal dhe sapo kanë hipur në automjetin tip fuoristradë, me drejtues dhe në pronësi të viktimës Ervin Kodra është qëlluar me armë zjarri kundrejt tyre.

Per policine, Ervin Kodra ka qenë person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e  krimeve kundër personit dhe në trafikun e drogës.

Ai bashke me shokun e tij Caushaj, po largoheshin per nje tjeter destinacion, kur autoret u dolen para sapo ata hipen ne makine. Nga te dhenat e deritanishme mesohet se atentati eshte rregjistuar nga kamerat e sigurise prane vendit te ngjarjes.

Por shume nga bizneset i jane shmangur bashkëpunimit me policine, pasi ekzekutuesit duket se jane te njohur per pjesen me te madhe te opinionit ne Durres.

1 komente në “Atentati ndaj dy të rinjve në Durrës, viktimat pjesëtarë të një grupi kriminal”

  1. fatja says:

    lerini te pastrojne njeri tjetrin!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje