Kuvendi miratoi me 110 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim, projektligjin “Për amnistinë” nga i cili përfitojnë rreth 720 të burgosur.
Nga kjo amnisti përfitojnë:
a) personat e dënuar vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2015, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji
b) personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me gjobë (për pjesën financiare të pashlyer të dënimit deri në datën 30 nëntor 2015) ose personat, për të cilët gjykata deri më datën 30 nëntor 2015 ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit;
c) personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
ç) personat e dënuara femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
d) personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
dh) personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për disa vepra penale të rënda.
bravo z.manjani kjo eshte inisiative dhe me konkluzion konkret,pedvec faljes qe eshte dicka e mire kemi lirim te hapesirave ne burgje pasi jane te mbipopulluara ,kemi dhe nje perfitim kosto financiare konkrete qe i kursen shtetit plot 12 milion euro ne dy vjet.
ky eshte nje farse e krijuar nga ministri i ri i drejtesise. pse duhet te perfitojne personat qe jane gjykuar deri ne daten 30 nentor.