Braktisi pacientin që ndërron jetë në autombulancë, arrestohet infermieri

22 Dhjetor 2015, 11:58Kronika TEMA

Agjentë të policisë së Lezhës kanë vënë në pranga në orët e fundit një infermier të spitalit të këtij qarku, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, infermieri 31-vjeçar është arrestuar për neglizhencë gjatë kujdesjes për një pacient të sëmurë rëndë.

Sipas njoftimit, teksa po transportohej nga spitali i Lezhës drejt QSUT-së në Tiranë, shtetasi Klodian Dushkaj nuk ka qëndruar pranë të sëmurit, por është vendosur tek sedilja përkrah shoferit.

I lënë pa kujdesje, pacienti 78-vjeçar me inicialet G.B ka ndërruar jetë.

Në njoftimin për shtyp saktësohet më tej se materialet hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme.

1 komente në “Braktisi pacientin që ndërron jetë në autombulancë, arrestohet infermieri”

  1. Artan from Montreal says:

    Nuk duhet arrestuar infermieri por doktori qe ka dhene urdherin per te transportuar nje te semure rende 78 vjecar nga nje spital ne nje tjeter.
    Dihet se te semuret rende ne moshe te thyer nuk mund te perballojne transportin ne distanca te gjata, e per rrjedhoje eshte me mire te kurohen aty ku ata paraqiten me se pari. Problemi eshte se neper rrethe te vogla mjeket e mbetur jane ne dite te hallit e mos rafsh ne dore te tyre, spitalet gjithashtu jane si skena horror, kurse autoambulancat jane si qerre. Eshte bere zakon nga mjeket rurale qe per raste te renda i dergojne pacientet ne Tirane ku nje pjese sigurisht ata me te moshuarit ose me rende vdesin rruges. Zoti i mbrojte te semuret Shqiptare se te jete per mjeket, me mire therisni priftin ose hoxhen tju kendoje ne rreze te veshit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje