Manjani: Drafti i Komisionit të Venecias duhet të jetë Bibla për reformën në drejtësi

23 Dhjetor 2015, 09:16Kronika TEMA

Për ministrin e Drejtësisë, drafti i Komisionit të Venecias për reformën në sistemin e drejtësisë shqiptare, duhet parë si një bibël nga aktorët kryesorë të kësaj reforme.

Manjani: Sugjerimet e Komisionit të Venecias për ne duhet të jenë bibla e punës sonë.Është një lajm pozitiv, që realisht nuk jemi vetëm në këtë proçes.

Gjatë intervistës për Ora News, ministri Ylli Manjani e quan absurd faktin se të gjithë e duan reformimin e sistemit të drejtësisë, por ende nuk po arrihet konsensusi i përbashkët për të konkluduar njëzëri këtë kapitull.

Manjani:Të gjithë e duan reformën në drejtësi, ajo që nuk po kuptoj është si ka mundësi që të gjithë e duan reformën në drejtësi dhe nuk po gjejmë gjuhë të përbashkët që të ulemi sëbashku dhe të ndërtojmë diçka harmonike. Një diçka që shkon. Unë nuk di asnjë njeri, më gjeni një kundërshtar. Nuk ka asnjë publik. Janë insinuata që krijohen nga bota e kafeneve të Tiranës për të bërë lajm.

Dhe nëse në përfundim nuk do të arrihet të krijohet shkëputja e gjyqësorit nga politika, sipas Ministrit nuk kemi bërë asgjë.

Duke analizuar punën e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2015, Manjani foli me nota pozitive, ndërsa u shpreh për domosdoshmërinë e reformimit të hetimit penal.

Manjani: E kam vlerësuar 2015 si një vit të suksesshëm për prokurinë, se ne harrojmë disa gjëra.Janë arrestuar dhe proceduar penalisht deputetë, gjyqtarë, prokurorë më shumë se çdo herë tjetër. Por ne duhet të reformojmë hetimin.

Numri një i drejtësisë zbuloi edhe një plan të institucionit që drejton, i cili lidhet me integrimin në sistemin e drejtësisë të personave që shkollohen jashtë Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje