Gjobat këshilluese, ja si do të aplikohen

26 Dhjetor 2015, 09:54Kronika TEMA

Nëse gaboni lehtë në drejtimin e automjetit, nuk do të gjobiteni që herën e parë. Policia shqiptare do të aplikojë “gjobat këshilluese”, duke nisur nga janari i vitit 2016. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë takimit të fundvitit me gazetarët.

Gjobat që kanë procedurë të njëjtë, si ato që janë vendosur deri tani, do të ndryshojnë vetëm në vlerë. Në fletën e këtyre gjobave ndëshkimi financiar për drejtuesin e mjetit do të jetë zero.

Por, nga ana tjetër, fleta e gjobës do të ketë emrin e drejtuesit të mjetit, targën e makinës që ka kryer shkeljen dhe sigurisht do të ketë edhe penalitetin. Ndëshkimi qëndron në faktin se disa gjoba të marra radhazi për shkelje të përsëritura të klasifikojnë si drejtues mjeti i keq dhe kjo më pas sjell ndëshkimin me gjoba në lekë.

“Polici këshillues” mësohet se do të zbatohet gjatë gjithë vitit 2016. Çdo drejtues mjeti, që ndalohet dhe rezulton se shkelja e kryer është për herë të parë, do të konsiderohet “shofer pozitiv” dhe ndaj tij do të aplikohet gjoba këshilluese, raporton Panorama.

Nëse ndalohet për herë të dytë me të njëjtën shkelje të kryer edhe më parë, shoferi nuk do të këshillohet sërish, por do të dënohet me penalitet sipas Kodit Rrugor aktual në fuqi me gjobë financiare.

Sipas projektit të Ministrisë së Brendshme, gjobat këshilluese nuk do të aplikohen për shkelje të rënda rrugore, si kalimi me semafor të kuq apo tejkalimi i shpejtësisë në zonat e banuara. “Kjo gjobë ka efekt statistikor për Policinë Rrugore dhe të Shtetit.

Masat ndëshkuese do të aplikohen të klasifikuara për përdoruesit e rrugës në varësi të makinave që ata përdorin apo llojit të shkeljes që ata bëjnë”, theksoi ministri Tahiri gjatë takimit me gazetarët. Ai solli si shembull rastin e një qytetari që mund të ketë problem me siguracionin e mjetit.

“Dikush që ka 6 muaj me siguracion të skaduar do të gjobitet, por nëse siguracioni ka 1 ditë, 3 ditë apo deri 2 javë që ka skaduar, atëherë do aplikohet gjoba këshilluese”, theksoi Tahiri.

Sipas tij, projekti do të aplikohet në të gjithë Shqipërinë. Patrullat e Policisë Rrugore do të pajisen me uniformat e reja dhe kamerat e trupit, kamera të cilat nuk do të komandohen nga polici, por nga salla operative e komisariatit ku ata punojnë

1 komente në “Gjobat këshilluese, ja si do të aplikohen”

  1. asd says:

    Duket sikur po zhdukin korrupsionin, por ne fakt vetem po e centralizojne. Sa te prese mafia qe te mbledhe leket polici i rruges, tia kaloje shefit, shefi – ministrit dhe ministri – kryeministrit, ne kete menyre te gjitha parate vijne drejte e ne llogarine e shtetit dhe ja ku Mafia i fut ne xhep te gjithe nepermjet tenderave. He pra, a ka me korrupsion ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje