Tirane / Tre vetë me fuoristradë rrahin dhe rrëmbejnë një person, policia vihet në ndjekje, identifikohet i riu

25 Dhjetor 2015, 22:52Kronika TEMA
Tirane / Tre vetë me fuoristradë rrahin dhe rrëmbejnë

Konfliktet e mëparshme mes grupeve dhe një gërvishtje makine dyshohen të jenë shkaqet e një dhunimi barbar në mes të rrugës dhe më pas rrëmbimit të një të riu në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së premtes, pranë Farmacisë nr. 10, afër qendrës së kryeqytetit dhe në rrugën kryesore.

Dëshmitarë të shumtë janë terrorizuar nga skena, ku pasi dy makina kanë ndaluar njëra pas tjetrës, kanë dalë 3 të rinj nga një “BMW X5” dhe një person tjetër nga mjeti tip “Peugeot 206”, me targa AA588FP, me ngjyrë gri, në pronësi të D.Ç.

Ky i fundit ka dëshmuar në polici se ia kishte dhënë makinën në përdorim mikut të tij me inicialet K.Gj.

Në këto momente, pa pritur sqarimet e të riut me inicialet K.Gj., tre të tjerët kanë nisur ta godasin me grushte dhe shkelma.

Pas kësaj e kanë marrë me forcë duke e futur në fuoristradën e tyre dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Dëshmitarët i thanë policisë se dyshohet që mjetet të ishin fërkuar me njëra-tjetrën dhe ky të ishte shkaku i konfliktit.

Policia konfirmoi se një nga motivet e rrëmbimit mund të ishte gërvishtja e makinës, pa përjashtuar edhe pista të tjera të konflikteve të mëparshme, apo ndonjë pazari të vjetër.

Kjo pasi si emri i pronarit të mjetit dhe i atij që e kishte në përdorim janë të njohur si kontingjent për kanosje apo përfshirje në përplasje me grupe të tjera. Janë ngritur postblloqe të shumta në të gjitha rrugët me forca policie dhe kontrolle.

Policia Rrugore ka verifikuar të dhënat për mjetin e autorëve dhe identifikimin e tyre nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë në rrugë apo biznese.

Policia tha se autorët janë kapur nga kamerat, sikurse dhe makina e tyre, ndërsa kanë kryer veprime për gjetjen dhe lirimin e pengut dhe arrestimin e të dyshuarve.

6 komente në “Tirane / Tre vetë me fuoristradë rrahin dhe rrëmbejnë një person, policia vihet në ndjekje, identifikohet i riu”

  1. tfgs1 says:

    SUNITOGJAXOREEEEEEEEEEEEEEEEE,kjo eshte fytira juaj e vertete…..jihadi flet shqip!

    1. Meti says:

      Jihadi te qifte ne bythe??

  2. tt says:

    Nje ngjarje normale ditore ne Kabul. He mo byrazera, do ti bejne keta 2-3 muaj burg kur te kapen?

  3. 1 qofte 2 panine says:

    rrac arjane …

  4. Kellira says:

    Vend shkerdhate ku nje i papune me BMW X5 quhet biznesmen.

  5. Iliria says:

    Zoterinj gazetashites italiane, çfare dmth “fuoristrade”???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje